Donnerstag, 3. September 2015
Halil Xani - Në vend të urimit
Poezi nga Halil Xani:
NË VEND TË URIMIT
(Radio Zërit të Arbërit)
Është një radio në Norvegji
Me valë të arta, gjithë flori
Më s’është e vogël, kalama
Katërmbëdhjetë vjet të mira ajo i ka.
Vala e saj zgjerohet si vala
Gjithë mërgatës i çon të fala
Përnatë Imriun e dëgjoni
Aty janë edhe Linda e Dritoni.
Rreth kësaj sofre të begatë
Numri i dëgjuesve është i gjatë
Njëri-tjetrin miqësisht urojnë
Sa bukur fjalët i peshojnë.
Kjo dritare po rritet si pema
Na kënaq me lloj-lloj tema
Kur është fjala te muzika
Tallavanë s’ia lejon teknika.
Na plotëson neve çdo dëshirë
Në studio shpesh ka mysafirë
Herë në studio herë me telefonata
Herë nga Kosova herë nga Mërgata.
Ka mjaft hapësirë për këngëtarët
Pa i lënë anash as shkrimtarët
Shumë tregime, gjëza e poezi
Mjaft hapësirë ka edhe për fëmijë.
Kjo është radio që tash nëntë vjet
Gjithë mërgatës ëmbël shqip i flet
Dhe nuk i shkon kot mundimi
T’i mbrojë fëmijët nga asimilimi.
Z. Imri të dëshiroj shëndet
Të kremtosh edhe shumë vjet
Vala jote të shkojë qiellit
Të shpërndajë dritën e diellit.
02. 07 .2010
Mittwoch, 2. September 2015
Zëri i Arbërit, radio që përcjell mesazhe shqiptarie.
- Radio "Zëri i Arbërit" në Norvegji, më 2 korrik e kremton 14 vjetrin e punës se vet. 14 vjet përpjekje dhe pune e sukseshme, 14 vjet argat të palodhshëm të së vërtetës për shqiptarët, 14 vjet në shërbim të kuturës dhe traditave kombëtare, 14 vjet dëshmi e besnikërisë me dëgjuesit, 14 vjet shembull për të mirë se si duhet punuar...
Nga Haxhi MUHAXHERI
Radio “Zëri i Arbërit” është musafiri më i mirëpritur në shtëpitë tona, është radio që emiton programe të pasura me taban kombëtar. është radio që flet me gjuhë dashurie e respekti për njerëzit, është zëri arbëror që me vite përcjell besnikërisht dhe fuqishëm mesazhe të qarta shqiptarie… Kjo është arsyeja pse “Zëri i Arbërit” tash është bërë radio e dashur dhe dëgjohet gjithandej botës ku jetojnë shqiptarët. Kjo është arsyeja pse programet e kësaj radio dëgjohen nga njerëzit që u takojnë të gjitha moshave dhe profesioneve. Kjo është arsyeja pse përditë shtohen dëgjuesit dhe bashkëpunëtoret e saj. Dhe patjeter, kjo është meritë e punës vetmohuese dhe përkushtimit të stafit të saj të vyer dhe themeluesit e kryeredaktorit, Imri Trena.
Këto ditë “Zëri i Arbërit” po i bën 14 vjet të punës së vet të sukseshme, 14 vjet te përpjekjeve të parreshtura qe me shpirt e zemer të ju shërbej dhe të ju qëndroj besnik degjuesve të vet. Ndaj lirisht mund të thuhet se kjo radio, me programet e veta të zgjedhura dhe të realizuara me shije, ka dhën një kontribut tejet të vleshëm në ngritjen e vetdijës së përgjithshme dhe në ruajtjen e dinjitetit moral, njerëzor e kombëtar të shqiptarëve të mërgatës; kontribut ky që drejtpërdrejt ka ndikuar në ruajtjen e kulturës dhe traditave nga kategoria e njerëzve që për shkaqe ekonomike e sociale janë detyruar ta braktisin atdheun, por asnjëherë nuk kanë reshtur që ta duan e ta nderojnë vendlindjen e tyre, asnjëherë nuk kanı reshtur të mburren e të krenohen për prejardhjen e tyre nga toka e shqiponjave.
Kësisoj, “Zëri i Arbërit” është bërë radio e dashur për mërgimtaret, sepse me laryshinë e pasur programore po e shuan mallin e tyre për vendlindjen dhe po i nxitë ata që ta duan edhe më shumë atdheun. Është bërë radio e dashur për fëmijë dhe shkollarë, sepse emiton programin që i dedikohet asaj moshe me titullin “E dua atdheun”. Është bërë radio e dashur për të gjithë ata që duan ta vën në provë diturinë e tyre, sepse emiton programin “Kuizi i diturisë”. Është bërë radio e dashur për dashamirë e artit dhe të letërsisë, sepse emiton programin shumë të pasur “Fjala artistike” ku prezantohen krijuesit e artit dhe lexohetn krijimet e tyre më të reja. Është bërë radio e dashur për familjët e dëshmorëve dhe për të gjithë ata që i respektojnë bijt më të mire të shqiptarisë që janë flijuar për liri, sepse emiton me shumë përkushtim programin “Me yjet e lirisë”, ku përkujtohen të gjithë ata që me armë në duar i kanë dalur zot atdheut. Është bërë radio e dashur për dashamirër e tregimeve popullore, proverbave dhe anekdotave, sepse emiton programin shumë të qëlluar “Me thesaret e odave shqipotare”. Është bërë radio e dashur për rapsodet, sepse emiton këngët më të bukura folklorike. Është bërë radio e dashur për këngëtarët e muzikës popullore, sepse emiton këngët e tyre më të mira që kanë tekste të mira dhe tinguj burimor shqiptar. Është bërë radio e dashur për interpretet e muzikës së lehtë shqiptare, sepse emiton këngët e tyre që janë shëndrruar në hite. Është bërë radio e dashur për të pagjumët, sepse emiton drejtpërdrejt emisionin “Programi i natës” ku moderatori ju pëgjigjet thirrjeve të dëgjuesve dhe bashkëbisedon miqësisht me ta. Është bërë radio e dashur për të gjitha kategoritë dhe moshat e dëgjuesve, sepse me programin “Mikrofoni i deshirave tuaja” ua ka krijuar atyre mundësinë për të kërkuar këngët që duan ti dëgjojnë. Është bërë radio e dashur për njerëzit e angazhuar dhe për ata që kanë arritur për ti dëshmuar sukseset e tyre ne lëmi të ndryshme të jetës, sepse në emisionin "Ftesë në studio" ua ka krijuar mundësinë që ata të rrëfehen lirshëm dhe të bashkëbisedojnë shtruar me kryeredaktorin dhe degjuesit për veprimtarine e tyre dhe formën e angazhimit, për sukseset dhe të mirat që ia kanë sjellur shoqërisë.
Stafi i radios shqiptare “Zëri i Arbërit” në Norvegji, për 14 vjet radhazi ka bërë përpjekje tepër serioze për tu paraqitur në mënyrë sa me të dinjitetshme para dëgjuesve dhe për të na bindur se përnjëmend janë argat te së mires, që duan e dinë të punojnë dhe se kanë për qëllim qe më krenari ti shërbejnë kulturës, artit dhe begatimit të mirëqënies shqiptare. Dhe vërtetë kanë arritur që ta realizojnë misionin e tyre madhor që ia kishin ngarkuar vetës. Prandaj e meritojnë të përgëzohen.
Stafi i radios “Zëri i Arbërit” për 14 vjet të veprimtarisë se vet ka bërë një punë vërtetë të vleshme që patjeter meriton të respektohet, por mundi i tyre asnjëherë nuk është shperblyer. Ata nuk kanë marrur paga për përkushtimin dhe kohën që ia kanë falë moderimit dhe menagjimit të radios. Shperblim i vetëm për ta ishte përkrahja e sinqertë morale e dëgjuesve që shtoheshin përditë dhe urimet e tyre që ata të kishin edhe me shumë sukses në punën fisnike qe bënin. Prandaj e meritojnë të falendërohen, prandaj e meritojnë qe të përkrahen, prandaj e meritojnë qe të ndihmohen nga njerëzit e vullnetit të mirë.
Stafit i kësaj radio nuk ka pasur fatin qe të kenë kushte të mira të punën, nuk ka pasur fatin qe të kenë hapsirë të mjaftueshme dhe studio moderne, nuk ka pasur fatin qe të kenë aparaturë dhe teknologji të reja; por atyre asnjëherë nuk ju ka munguar dashuria për punën dhe vullneti për të qenë në shërbim te së mirës. Prandaj ata sot janë shembulli i suksesit dhe i krenarisë, janë shembulli më mire se si duhet punuar, janë shembulli që duhet ndjekur edhe nga koleget e tyre të radiostacioneve tjera shqiptare e private.
Radio "Zëri i Arbërit" më 2 korrik e kremton 14 vjetrin e punës se vet. 14 vjet përpjekje dhe pune e sukseshme, 14 vjet argat të palodhshëm të së vërtetës për shqiptarët, 14 vjet në shërbim të kuturës dhe traditave kombëtare, 14 vjet dëshmi e besnikërisë me dëgjuesit, 14 vjet shembull për të mirë se si duhet punuar...
Suksesi i këtij radiostacioni pikësepari i ka gëzuar ata që për 14 vjet kanë bërë mund të madh qe më punën e tyre të lën gjurmë në kohë. Por njëkohësisht dhe padyshim, suksei i kësaj radio I ka gezuar edhe degjuesit dhe bashkëpunëtoret e saj besnik, më ka gëzuar edhe mua si autor i këtij shkrimi. Prandaj e meritojnë tu thuhet JU LUMT ! Prandaj e meritojnë urimin më të sinqertë me fjalët: JEHONA E ZËRIT TË ARBËRIT U DËGJOFTË ME SHEKUJ !
Opinione për radion "Zëri i Arbërit"
Ka disa kohë që jam bërë edhe vet degjues fanatik i Radios "Zëri i Arbërit", i kësaj radio që falë programeve të pasura dhe materialeve të zgjedhura që emiton, ka bërë për vete shumë degjues dhe në mesin e tyre edhe nje numer të koniderueshem intelektualesh, si: shkrimtar, piktor, aktor, punetorë të arsimit, mbledhës të folklorit etj. Për ketë arsye vendosa qe të marr opinionet e disa miqëve të mi që janë dëshues të programeve të kësaj radio. Dhe, për te ju mbetur sa më besnik opinioneve të tyre, po i publikoj ato ashtu si më kanë arritur. /H.Muhaxheri/
RAGIP KÇIKU, krijues letrar - Kosovë:
Këto ditë Radio "Zeri i Arberit" shenon 14 vjetorin veprimntarisë të cilës i urojmë nga zemra "ditëlindjen" e një zëri të pavarur dhe të ndritshëm të gjuhës shqipe. radio "Zëri i arbërit" është një dritare e eduimit estetik të shqiptarëve që jetojnë në kurbet për të cilët shumë pak janë në shërbim mediet vendore. Gjithë stafit të kësaj dritareje i uroj nga zemra shëndet dhe suksese!
SABIT ABDYLI, shkrimtar - Zelandë e Re:
Radio “ Zëri Arbrit”, si asnjë radio tjetër shqiptare në internet, falë moderatorit të saj z. Imri Trena ka gjetur mënyrën për të komunikuar aq afër, aq shqip, aq lirshëm e bukur me mërgimtarët shqiptarë nga katër anët botës. Mesazhet miqësore të dhëna me sinqeritet e zemër nga studioja e radios nxisin emocione te forta malli dhe respekti për fjalën e shkruar shqipe, këngët dhe muzikën e mirëfilltë tonën. Temat e përzgjedhura për të cilat debatohet drejtpërsëdrejti me dëgjuesit janë të karakterit edukativ, janë në shërbim të ruajtjes së vlerave më të mira kombëtare. Dëgjuesit e shumtë nga Evropa, Amerika deri edhe në Zelandën e Largët, flasin për sukseset, hallet, pse jo, edhe për dobësitë, ndarjet, inatet partiake e klanore që po pengojnë ecjen tonë përpara. Në mesin e dëgjuesve ka analistë, poet, shkrimtarë, humoristë e piktorë që e begatojnë programin e radios...
FRAN TANUSHI, poet – Gjermani:
Radio Zëri i Arbërit është një radio të cilën e përcjellë përherë kur kam kohe. Stafi i kësaj Radio i drejtuar me përkushtim dhe profesionalizem nga z. Imri Trena, përdite e më shumë arrinë qe këtë stacion te e bëjë pjesë të shumë familjeve shqiptare në atdhe dhe veqanarisht në diasporë. E përgezojmë z. Trena dhe gjithë stafin e kësaj radio në ketë përvjetorë. Njëherit i deshiroj dhe dëgjueseve te saj besnikëri në përcjellje të programit të larmishem të Radio ZËRI i ARBËRIT. Përshendetje dhe respekt dhe punës suaj ne të mirë të letërsisë dhe kulturës shqiptare, Haxhi i nderuar…
AGIM GASHI - Drenica, poet - Francë:
"ZĒRI I ARBERIT" nuk ēshtē veq radiostacion por edhe institution. E gjithē kjo ēshtē arritur falē punēs se palodhshme te familjēs atdhetare Trena.Padyshim meritat ma te mēdha i ka strumbullari i saj krijuesi dhe moderatori i shkēlqyrshem Imri Trena.
Nē këtē kohē kur çdo gjē komercializuar ēshtē e pabesueshme si ia arritē qe kjo radio tē mbijetoj dhe tē emetoj programme cilēsore qe edhe radiot prestigjiize me shume mjete dhe donavione,do ia kishin lakmi. Ketē e arrit vetem njē ardhetar çfare ēshtē Imri Trena. Dhe atē me te vetmin qellim, qe bashkatdhetarēve te vet t’ua sjell nga pak atdhe ku do qe janë nēpēr botē.
Andaj, ne vigjilje te pērvjetorit te 14 te punēs se kēsaj radioje ,fillimisht mikut Imri Trena dhe famikjēs Trena jetē te gjatē dhe shendet. Kurse radio "Zeri i Arberit" past jetē tē gjatē sa te jeton kombi shqiptar!
FEHMI SPAHIU, Vöcklabruck - Austri:
Radion "Zëri i Arbërit" kam filluar ta dëgjoj para disa kohe. Tash "Zëri i Arbërit" është bërë radio ime që e dëgjoj më shumë kënaqësi. E dëgjoj, sepse njeriu ka se çka dëgjon në këtë radiostacion, falë punës vetmohuese të kryeredaktorit, krijuesit dhe veprimtarit të palodhshem, z. Imri Trena dhe kontributit të bashkëpunëtorëve të tij besnik.
AVNI ALIMUSAJ, München - Gjermani:
Radion "Zëri i Arbërit" e dëgjoj une dhe shumë miq të mi. E degjoj këtë radio, sepse ajo me programet e saja të zgjedhura është bërë radiostacioni më i dashur për ne dhe duke e degjuar atë, ndjehemi më mirë. Njehemi mirë, sepse aty gjejmë mesazhet me të mira për njerëzit, për dashurinë, për krenarinë, kulturën dhe historinë shqiptare.
XHEVAHIRE RAMA, Palermo - Itali:
Ka kohë që radio "Zëri i Arbërit" është bërë njëra nder radiokanalet që dëgjohet më së shumti në familjen time. Dëgjohet kjo radio, sepse në programet e saja të pasura e gjejmë vetën të gjithë. "Zëri i Arbërit" liritsht mund të radhitet si njëra ndër radiot private më serioze shqiptare dhe kjo është arsyeja qe ajo na ka bërë për vete.
SINDRIT UKMATA, Richmond (Virginia) - SHBA:
Një miku im nga New Yurku më ka shkruar një ditë: "Kërko në internet radion "Zëri i Arbërit" po deshe ti japesh trurit ushqim shpirterorë!". Menjëherë e kërkova në internet dhe kësisoj fillova ta dëgjoj radion "Zëri i Arbërit". Vërtetë u binda për atë që më shkruante miku im. Është radio që ka programe të larmishme dhe të përzgjedhura me shije. Për programet e pasura të kësaj radio i kam informuar edhe shumë miq të mi në shtete te ndryshme të Amerikës, në Kanada, në Europe dhe në Shqipëri. Të gjithë më kanë falenderuar dhe tash e dëgjojnë me kënaqësi ketë radio. Ndaj, mua s'më mbetet tjeter veç ti uroj suksese Stafit të vyer të radios "Zëri i Arbërit"!
ERMIRA STEFALLARI, Tiranë - Shqipëri
Radion "Zëri i Arbërit" e kam gjetur rastësisht në internet dhe me tërhoqi emri i saj. Thash vetmevete: "Pse mos ta dëgjoj njëherë?!". Ditën e parë kur e hapa faqen e saj, dëgjova qe më shumë dashuri dhe respekt deklamoheshin vargjet e poeteve. Heren tjetër më nxiti ta dëgjoj muzika e zgjehur me shumë shije që emitohej dhe tash pothuajse jam bërë dëgjuese e pasionuar e kësaj radio. Uroj që radio "Zëri i Arbërit" të ketë suksese edhe me të medhaja në pasurimin e programeve të saja që jep për dëgjuesit!
MENTOR GASHI, Amposta - Spanjë
Ka bukur do kohë që ne ketë zallamahi radiostacionesh në internet unë kam zgjedhur ta dëgjoj radion "Zëri i Arbërit". Aty jepen këngët me të mira popullore dhe folklorike, jepen këngët që ta kënaqin shpirtin, këngët e vërteta shqiptare. Aty i dëgjoj tregimet, anekdotat dhe proverbat nga thesari ynë i pasur popullor. Aty dëgjoj prurjet me të reja poetike të krijuesve shqiptar. Aty e degjoj zërin e vërtetë arbërorë. Kjo radio dëgjohet nga të gjithë pjestarët e familjës sime. Kjo radio na e heq mallin për vendlindjen dhe na e shton dashurinë për atdheun. Përshenbdetje dhe urimnet me të mira për themelusein e saj z. Imri Trena, stafin që po e moderon dhe për bashkëpunëtorët serioz që ka!
_________
Marrë nga albplanet.blogspot.al
Ky shkrim është publikuar edhe në gazetat "Bota sot", "Bota Press" etj.
Mërgimtari që e mban gjallë shpirtin dhe zërin arbëror.
- Imri Trena është njeriu që më shpirt e zemër është vënë në shërbim të komunitetit shqiptarë, për ti ndihmuar ata në ruajtjën e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare. Është poeti që më shumë mall i këndon atdheut. Është mësimdhënësi që më pëkushtim të madh pëcjell të nxënësit mërgimtar mesazhin e rilindasve tonë për ta mësuar sa më bukur gjuhën shqipe dhe për të mos harruar as pë një të vetmin çast atdheun. Është themeluesi dhe kryeredaktori i radiokanalit "Zëri i Arbërit", i kësaj radio që pothuajse tashmë dëgjohet në të gjitha familjet shqiptare që jetojnë jasht atdheut.
Shkruan: Haxhi MUHAXHERI
Imri Trena u lind më 1961 në fshatin Begracë të Kaçanikut. U diplomua në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Imriu, si çdo i ri tjetër, kishte shumë dashuri dhe dëshira në jetë, por njëra nga dashuritë e tij ishte më e veqantë dhe kishte zën vnd që herët në zemrën e tij. Ishte dashuria për gjuhën e pastër shqipe, dashuria për artin dhe fjalën artistike. Kjo ishte edhe arsyeja që ai qysh në rininë e tij të hershme filloj të merret me krijimtari letare dhe të krijoj vargje të bukura që i buronin nga shpirti. Kësisoj, Imriu shkruante dhe u kushtonte vargje e vjersha mësuesve dhe atyre që jepnin kontribut në përhapjën e dijës, bukurive të atdheut dhe vendlindjës së tij, heronjëve dhe ngjarjeve historike, dashurisë dhe ndjenjës për të bukurën. Krijimet e tij letrare i dërgonte dhe i botonte në gazetat dhe revistat e kohës. Kështu zë fill bashkëpunimi i tij me shumë media shqiptare dhe Imriu bëhet emer i njohur në rrethet e krijuesve të artit letrar.
Në vitin 1999, Imriu migroi në Norvegji. Atje, duke parë nevojn e domosdoshme të komunitetit shqiptarë të mërgatës për ruajtjë e kulturës, dokeve, zakone, traditave dhe identitetit kombëtar, ai merr inisiativën për të themeluar një radiostacion. Qellimi ishte që përmes zerit të kësaj radio të jepte kontribut në mbrojtjën e mërgimtarëve nga asimilimi dhe në ruajtjën gjuhës e dashurisë për atdheun nga brezat më të rinj. Kështu, Imri Trena e themeloi, u bë edhe kryeredaktor dhe udhëheqës i Radiostacionit që u pagëzua më emrin “Zëri i Arbërit”. Radio "Zëri Arbërit" menjëherë filloj ta kryej misionin për të cilin ishte krijuar. U bë zëri arbëror i shqiptarisë në diasporë. U bë radiokanali më i dëgjuar në familjet shqiptare që jetojnë dhe punojnë jashtë atdheut. U bë radio me skemën programore shumë të qëlluar dhe që fliste veç shqiptarisht. Radio ku sot degjohet muzika e përzgjedhur nga tabani i vlerave kombëtare, degjohet fjala artistike dhe paraqitet fuqishem shpirti i muzës shqiptare, dëgjohet nga goja e plqeqëve të urtë krijimtaria gojore e popullit tone, si: fjalët e urta dhe urimet, anekdotat dhe proverbat, tregimet popullore dhe rrëfiet humoristike., që gjithmonë përcjellin mesazh të fuqishem për zhvillimin dhe ruajtjën e vetive të mira njerëzore. Radio "Zëri i Arbërit", e krijuar tash e katërmbdhjetë vjet më parë, është bërë shembull për të mirë. Shembull se qysh duhet punuar njeriu kur ka dëshirë të sinqertë, vizion të qartë e qëllim fisnik për ti dhënë hrah të mirës së përgjithshme të komunitetit të mërgatës dhe shpirtit shqiptar. Radio "Zëri i Arbërit" pothuajse tashmë dëgjohet në të gjitha familjet shqiptare që jetojnë jasht atdheut.
Veç veprimtarive tjera të shumëta, Imri Trena u angazhua që të jepte kontribut pë të mirë edhe në Shkollën Shqipe në Oslo, ku punon si arsimtarë që nga viti 2000. Ai punon me shumë përkushtim me nxënësit, duke pëcjell të ata mesazhin e rilindasve shqiptarë, për të mos e harruar as për një të vetmin çast atdhun, për ta dashur e mësuar sa më mirë gjuhën shqipe dhe për ta vizituar sa më shpesh që është e mundur vendlindjën e tyre.
Imri Trena është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe ka botuar këto vepra: “Buzëqeshja e tretur”, “Plagë në zemër”, „Shtegtimi i shqipeve”, “Prapa grilave”, “Kosova ime e madhe”, “Andej është Kosova”, „Rruga e hidhur”, “Dhembje e lot”, “Në Kampin Bjonerbek”, “Aromë manushaqeje”, “Mall i (pa)shuar" dhe “Me zërat e Zërit të Arbërit”.
Poezitë e tij janë perfshirë në disa antologji dhe janë përkthyer në disa gjuhë.
Poezi nga autori Imri Trena
MALL
Më dogj malli Gërlica ime,
pa ty si zogu çerdhe prishur,
bora ma zbardhi flokun,
kthimin në vendlindje duke pritur.
SFIDA IME
Të jap sa të mundem dashuri
në këtë jetë të ashpër u rreka,
edhepse të mbetesh vetvetja,
për ironi nuk u shpërbleka.
Krevat të të florinjtë mund të blej dikush,
po si unë ëndërrimesh s´bën gjumë,
paqja në shpirt të madh çmim ka,
në sfidën time ua provoj unë.
PËR TY JAM KOSTANDINI
Për ty jam Kostandini,
i ngritur prej balte,
i rënduar nga betimi
i fjalës së dhënë!
Kostandin dhe Besnik.
dy emra burrërie,
me fjalën e shenjtë Besë,
lidhur me një fije fisnikërie!
MESNATË KORRIKU PA HËNË
(Mikut të ndjerë, Shaban Cakolli)
Mbrëmë para mesnate në Gjermani
...e n`Krilevë n`atë vendbanim Dardan
telefonat e zënë rënkojnë
mesazhe pas mesazhi
miqët njëri-tjetrin informojnë:
- Shaban Cakolli, i urti, zemërmiri...
fizikisht u largua prej nesh
por, kurr përgjithmonë!
kujtimi e vepra e tij jeton;
Përballoi plagët e mërgimit
nga dashuria e madhe për Gollakun,
për Rapuhë, Kulinë, Litec...
Qykajt... e Gurin e Lamës
....dhe të Krilevë nënës;
Në Koblenz ca muaj më parë
shtrënguam duart miqësisht ne dy
tani zemërthyer e me lot në sy
si t`i rendis këto kujtime për Ty?
28 korrik, 2014
GRUAS
Aq shume jemi bere nje
Ne gezime
E stuhi jete
Sa ne mengjes kur zgjohemi
Kuptojme se kemi lindur bashke
DEGJUESVE TE “ZERIT TË ARBËRIT”
Më zgjoni
Kur të gjithë kanë fjetur
Me therritni
Kur të tjeret kanë ikur
Shtratin do braktis rrufeshëm
Ndez një dritë në studio
Mikrofoni-si dardhë dimri kosove
Me të emblen gjuhën tonë do ju flas
Vendlindjen ju sjell pranë
Fjala shqip nuk vetmohet
Si burim që nuk shteret
Deri sa të ketë shtrat lumi
Më zgjoni
Kur të gjithë kanë fjetur
E pagjumesia ju rri në sy
“Zëri i Arbërit”
Strehe paqeje, urë lidhese
_____
Marrë nga mergata.blogspot.al
Radio Zeri i Arbërit, zë i fortë i shqiptarizmës.
Nga Shaban Cakolli
Duke medituar disa vjet pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, e cila në historinë më të re të Kosovës njihet si Deklarata e Pavarësisë, mendoj se dy ngjarje të mëdha e shënuan vitin 1990 që me pietet dhe mburrje do të kujtohen brez pas brezi: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Shpallja e Republikës së Kosovës, përkatësisht, miratimi dhe shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 Shtator të të njëjtit vit, si aktin më të lartë politik dhe juridik të një shteti. Ndërkaq, fundshekullin e XX do ta pasojnë edhe vendimet dhe aktet e tjera jo më pak të rëndësishme se dy të parat: Rezoluta mbi shpalljen e Republikës së Kosovës shtet sovran dhe i pavarur e 22 shtatorit, Referendumi për Republikën e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur që u mbajt nga 26-30 shtator të vitit 1991 dhe lufta çlirimtare e popullit të Kosovës.Dy korriku,i themelimit të Radio Zërit të Arbërit, nuk ishte diçka rastësi, ajo ka mundur të themelohet më parë, apo më vonë.
Historia na mëson se shpërnguljet e para masive të ilirëve nga trojet e tyre, u bënë që në vitin 167 para erës sonë,kur mbreti i mundur Ilir Genti me dhunë u dëpërtua në Romë nga konsuli romak Pal Emili,i cili shëndroi 150.000 banorë ilir në skllav. Nga atëhere nëpër rrjedhat e historisë shqiptarët përjetuan dukurinë e hidhur të shtegëtimeve, ekzodeve dhe emigrimeve masive.
Shtegëtimet e tilla nuk bëheshin thjesht për të marrur botën në sy, por kishin shkaqet e tyre, ushtarake, ekonomike, politike, ideologjike e të tjera. Nga atëhere e deri më sot, armiqët tanë kishin qëllime të qarta ndaj nesh: Të na i rrudhin sa më shumë që ishte e mundur trojet tona etnike, zvogëlimin e popullatës sonë duke bërë elaborate rreth çfarosëjes sonë duke zbatuar dy forma dhunash: këto ishin dy lloj dhunash ajo fizike dhe kulturore, që asnjëra nuk ishte më pak e rrezikshme se tjetra.
Nga luftërat e njëpasnjëshme nëpër shekuj,shqiptarët në trojet e tyre,por edhe ata të përndjekurit me dhunë nga atdheu,arritën të mbijetojnë duke ruajtur gjuhën e tyre amtare,traditën dhe kulturën,doket dhe zakonet shqiptare brez pas brezi, duke i mbajtur gjallë karakteristikat kryesore të bërthamës sociale-familjen shqiptare.
Kështu ndodhi edhe viteve të 90-ta,kur pushtuesi për qëllimet e tij të errëta na shpërndau me dhunë nëpër botë, duke menduar se kësaj radhe na tjetërsoi.Fati e deshti se kudo nëpër vendet e botës ku kërkuam strehim, patëm veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare,që veprimtarinë e tyre kombëtare në atdhe e patën zhvilluar ilegalisht, por në mërgim e zgjëruan aq më tepër, për të internacionalizuar çështjen tonë në vendet ku ishim strehuar.
Njëri nga veprimtarët tanë, që fati i keq e përplasi në Norvegjinë e largët ishte Imri Trena. I vetdijshëm për pasojat që do të kishte atdheu dhe popullata jonë, nëse ne do të qëndronim duarkryq dhenave të huaja,u vu në shërbim të atdheut. Ai mori disa nisma që përshumkend dukeshin të pamundshme.Nismat e tij kishin qëllime të ndriçonin sado që do të mundnin errësirën që kishte rënë mbi popullatën tonë të pushtuar. Ky ndriçim kërkonte mund, sakrifica, guxim, vendosmëri dhe vetbesim,por për veprimtarë të ngulitur si ishte miku Imri Trena, kjo nuk ishte e pamundur.Dy nisma që i shquaj ndër më të shejtat që mori veprimtari kombëtar, krijuesi dhe mësuesi Imri Trena i mori mbi supe, janë nisma pa të cilat mërgata jonë do të ishte e varfur dhe e asimiluar.
Një nismëtarë për hapjen e shkollave shqipe në Norvegji në baza vullnetare,për të i mësuar rininë dhe shpresën tonë të njohin e të duan atdheun, gjuhën, kulturën dhe traditën kombëtare, të lexojnë e shkruajnë shqip, të njohin gjeografinë dhe historinë e atdheut,pishtarët e atdheut, traditat, doket zakonet e simbolet kombëtare,ishte nisma më e ndritshme e këti veprimtari që po shpëtonte një rini të pafajshme nga asimilimi. Ai bashkë me znj.Shemsije Trena kanë bërë shumë për arsimimin e fëmijëve shqiptarë.Nisma tjetër ishte hapja e një mediumi, në të cilin kërkohej një zë i fortë, zë i cili përpiqej të bashkoi faktorin shqiptar në emigracion në një front të përbashkët, zë që do të protestonte kundër shtypjeve, burgosjeve dhe vrasjeve shqiptare, zë i cili lehtësonte mërgimtarët, i lidhte me atdheun dhe i njihte me aktualitetet në atdhe,e shumë të mira tjera.
Ky medium u nis me një zë të fortë,përmes valëve të Radio Zërit të Arbërit,me 2 korrik 2001, dhe sot me dy korrik 2011, po të i lëmë anash mundin, përpjekëjet,kushtet në të cilat u ngrit ky medium, po kremtojmë dhjetë vjetorin e kësaj pune të ndritshme,ku të gjithë jemi të gëzuar dhe krenar për këtë punë të këtij mediumi. Meritat i takojnë mikut tonë veprimtarë z.Imri Trena,por edhe atyre që u radhitën në ndihmë për të mbajtur gjallë këtë medium, si: Ali Rexhepi, Shemsije dhe Majlinda Trena, Driton Jashari, Shemsi Rukofci dhe disa të tjerë që ndoshta unë edhe nuk i njoh, por shpesh e kanë thënë pa i hy kujt në hak, stafi i kësaj radioje. Gëzimi është aq më i madh, kur dihej se në fillim të nismës ky medium përshumëkend dukej si një pikë uji në shkretëtirë,por me punë e përkushtim sot u bë emër që në historinë e së nesërmes sonë,do të lakohet në të gjitha rasat e kombtarizmit shqiptar. Radio”Zëri i Arbërit” jo vetëm që arriti të i bashkoi shqiptarët në mërgim, por i bashkoi edhe shqiptarët e mbarë trojeve etnike dhe sot janë pranë valëve të tijë.
Radio Zëri i Arbërit në Norvegji tani kremton 12 vjetorin e punës së suksesshme. U themelua më 2 korrik tė vitit 2001 në qytetin e vogël, por të bukur Universitar Ås i cili gjendet afro 30 kilometra nga pjesa verilindore e kryeqendrës Oslo. Që nga fillimi u ballafaqua me kushte financiare, por mbijetoi falë sakrificës së punës vetëmohuese tė stafit. E vecanta e këtij mediumi është kultivimi dhe ruajtja me plot gjelozi e vlerave kombëtare ku që nga fillimi i punës iu është thënë STOP pseudovlerave. Radio Zëri i Arbërit sot ka pushtuar botën dhe dëgjohet edhe në Zelandën e Re e gjetiu kudo që ka shqiptar.
Me rastin e 100 vjetorit të PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ dhe të 12 vjetorit tė punës, së shpejti do të del në dritë libri me emrin: “Me Zërat e Zërit tė Arbërit” – një monografi për punën e këtij mediumi, nga autori Imri Trena.
Imri Trena u lind më 1961 në fshatin Begrace të Kaçanikut. U diplomua në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Në vitin 1999 bashkë me familje migroi në Norvegji, ku jeton dhe vepron sot e kësaj dite. Me vetiniciativën e tij, në vitin 2001 themeloi Radiostacionin Regjional “ Zëri i Arbërit”, medium ky tjejet i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Oslo e rrethinë. Është kryeredaktor i kësaj radioje, si dhe arsimtar i Shkollës Shqipe në Oslo, që nga viti 2000. Eshtë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe ka botuar këto vepra: “Buzëqeshja e tretur”, “Plagë në zemër”, „Shtegtimi i shqipeve”, “Prapa grilave”, “Kosova ime e madhe”, “Andej është Kosova”, „Rruga e hidhur”, “Dhembje e lot”, “Në Kampin Bjonerbek”, “Aromë manushaqeje”, “Mall i (pa)shuar, “Me zërat e Zërit të Arbërit”
– “NETËT E BARDHA”;”Migrimet e para të Shqiptarëve në Norvegji”, ka zënë vend në një antologji Rumune,si dhe antologjive”Trinomi i Lirisë” dhe “Një Shekull Dritë”, botuar nga LSHAKSH në Gjermani.Shpesh mendoj me vete: Ku e merr këtë burim force,energjie, ky njeri i madh Imri Trena? Ai nuk bënë gjumë,ai punon në shkolla, radio, ka obligime familjare,gjenë kohë të mirret me krijimtari dhe ka botuar dhjetëra libra në poezi e prozë.
Për Imri Trenën dhe Radio Zerin e Arbërit ka shumë për të thënë. Në një vështrim të shkrimeve të shkurtëra nuk mund të i themi dot të gjitha,por ja për një dhjetëvjetorë të sukseseve janë disa që meodomos duhet të i evidentosh. Puna e madhe, angazhimi, kujdesi për bashkëatdhetarët në mërgatë dhe gjitha trojet shqiptare, përkrahëjen e sakrificave për çlirim, përpjekëjet për integrim të mërgimtarëve tanë në mesin e shoqërive ku jetojnë, mbrojtëja dhe pasurimi i gjuhës amtare, dokeve, traditave, kulturës, sukseseve dhe sjelljeve të vlerave të mirëfillta,edhe pse nuk i cekëm të gjitha,por që janë shumë të lidhura me Zerin e Arbërit.Radio Zëri i Arbërit është një zë i ëmbël shqip, që dëgjohet nga Norvegjia e largët,i vetmi mjet i ndriçimit dhe përparimit moral të shqiptarëve jashtë atdheut, me të cilin jo vetëm që duhet të jemi krenarë ne,por që edhe fëmijët tanë do të jenë folës dhe mbrojtës së gjuhës sonë amtare,gjuhë e shejtë që ndihmon zhvillimin kulturor dhe intelektual të rinisë sonë të mërguar.Për mërgimtarët tanë kudo që ndodhen,ky zë duhet të jetë shpëtim, zë që mbanë gjallë mërgimtarët,që u jep kurajo dhe shpresë, që i lidhë me botën shqiptare, zë që i mëson fëmijët të duan atdheun,zë që na mundëson të dëgjojmë fjalën e bukur artistike,që të njeh me shkrimtarin, poetin,piktorin,artistin e këngëtarin shqiptarë si njohëm: Riza Sheqirin, Agim Doqin, Martin Çunin, Halil Xanin, si njohëm piktoren dhe poeten Valdete Berisha,Rita Salihun, Hasan Qyqallën e, Sabit rRrustemin, eshumë të tjerë…deri këto ditët e këtij muaji, kur në studion e kësaj radioje kombëtare. Pati fatin të intervistohej shkrimtarja dhe poetja më e re nga Kosova, znjsh. Qëndresa Halili.
Këtu njohëm këngëtarë e artist si: Shqipe Kastrati, Nazire Jaha, Selvete Tërstena-Halili, Shengyle Berisha-Shega, Emine Hasimi, e shumë tjerë që nuk mund të i përfshijmë në këtë shkrim kalimthazi.
Në Radion Zëri i Arbërit njohëm gjitha thesaret në gjuhën e Perendisë,gjuhën e ëmbël dhe të fuqishme shqipe jashtë atdheut tonë, me të cilen duhet dhe kemi me çka të krenohemi.
Dorën në zemër, unë kam arritur më vonë në inkuadrimin e këtyre valëve të shejta të Zërit të Arbërit, por nga koha që jam këtu e kam përcjellur veprimtarinë e shquar kombëtare të mikut tonë Imri Trena, poet, prozator, mësues dhe kryeredaktor i Radio Zërit të Arbërit,dhe më ka rënë në sy një punë e tij me shumë përkushtim e dëshirë të zjarrtë për kombëtaren,për bashkimin e shqiptarëve. Një punë e tij plot mund, sakrifica, por plot qëndresë dhe suksese,pa asnjë lëkundje që nga themelimi e deri në dhjetëvjetorin e saj, është gëzim jo vetëm për te dhe stafin, por për të gjithë ne dëgjuesit që dijjnë dhe duan të çmojnë vlera. Në këtë korrik, në këtë dhjetëvjetorë të punës së tij të ndritshme, miku ynë Imri Trena ndodhet në vendlindje me siguri për të u çmallur por jo për të pushuar! Ai nuk njeh pushimin, nuk pajtohet me gjumin dhe këtyre ditëve pushimi në vendlindje iu është rrekur një pune mjaft me përkushtim, punë mjaft e rëndë por dëshirë e zjarrtë e tijë, që dëgjuesëve dhe brezave që vijnë të u lihet diçka e shkruar, për jetën e mundimshme në mërgim,për përpjekjet e tyre, për kontributin e dhënë në këtë radio, për ruajtëjen e gjuhës, kulturës e traditës në mërgim, për biografitë, shkrimet, krijimet dhe gazmoret, fjalët e urta, kuizet, gjëegjezat e dëgjuesëve të kësaj radioje.Të gjitha këto miku ynë i palodhshëm Imri Trena po punon t’i fus në një libër voluminoz,titulluar “Zërat e Radio Zërit të Arbërit”.
Ky libër do të jetë libër thesaresh, dokumentar, historik, mund të e quajmë antologjik, por unë do ta quaja libër kujtimi që do u shërbej brezave. Ky libër do të jetë i pasuruar me plot fakte, se kanë jetuar në kohë dhunash e përndjekëjesh shumë shqiptarë në mërgim, që edhe sot jetojnë atje, e që ndoshta do të jetojnë edhe në të ardhëmen, por që kanë ruajtur shqiptarizmën e plotë, të hapur, një shqiptarizëm real, libër i bazuar në fakte dhe një analizë të hollësishme.
Sot, sikur kam lënë menjanë gjitha preokupimet, jam veshur në shpirt me gëzimin dhe petkun festiv për këtë përvjetor të sukseshëm të këtij zëri të arsyeshëm kombëtarë, zërin e Radio Zërit të Arbërit.
I nderuari kryeredaktor i Zërit të Arbërit, miku i Shtrenjët Imri Trena, i nderuari miku Ali Rexhepi, Driton Jashari, të nderuara znj. Shemsije dhe Majlinda Trena, të nderuar dëgjues motra dhe vëllezër që dëgjoni dhe kontriboni në Radio Zërin e Arbërit, urime, shumë urime për këtë pervjetorë të punës të ndritshme kombëtare të Radio Zërit të Arbërit.
Paqi shëndet, harmoni familjare gjithnjë pranë Radio Zërit të Arbërit,duke uruar që ky medium i shejtë të jetoj shekuj të tërë.
______________
Marrë nga devolli.net

Abonnieren
Posts (Atom)