- Radio "Zëri i Arbërit" në Norvegji, më 2 korrik e kremton 14 vjetrin e punës se vet. 14 vjet përpjekje dhe pune e sukseshme, 14 vjet argat të palodhshëm të së vërtetës për shqiptarët, 14 vjet në shërbim të kuturës dhe traditave kombëtare, 14 vjet dëshmi e besnikërisë me dëgjuesit, 14 vjet shembull për të mirë se si duhet punuar...
Nga Haxhi MUHAXHERI
Radio “Zëri i Arbërit” është musafiri më i mirëpritur në shtëpitë tona, është radio që emiton programe të pasura me taban kombëtar. është radio që flet me gjuhë dashurie e respekti për njerëzit, është zëri arbëror që me vite përcjell besnikërisht dhe fuqishëm mesazhe të qarta shqiptarie… Kjo është arsyeja pse “Zëri i Arbërit” tash është bërë radio e dashur dhe dëgjohet gjithandej botës ku jetojnë shqiptarët. Kjo është arsyeja pse programet e kësaj radio dëgjohen nga njerëzit që u takojnë të gjitha moshave dhe profesioneve. Kjo është arsyeja pse përditë shtohen dëgjuesit dhe bashkëpunëtoret e saj. Dhe patjeter, kjo është meritë e punës vetmohuese dhe përkushtimit të stafit të saj të vyer dhe themeluesit e kryeredaktorit, Imri Trena.
Këto ditë “Zëri i Arbërit” po i bën 14 vjet të punës së vet të sukseshme, 14 vjet te përpjekjeve të parreshtura qe me shpirt e zemer të ju shërbej dhe të ju qëndroj besnik degjuesve të vet. Ndaj lirisht mund të thuhet se kjo radio, me programet e veta të zgjedhura dhe të realizuara me shije, ka dhën një kontribut tejet të vleshëm në ngritjen e vetdijës së përgjithshme dhe në ruajtjen e dinjitetit moral, njerëzor e kombëtar të shqiptarëve të mërgatës; kontribut ky që drejtpërdrejt ka ndikuar në ruajtjen e kulturës dhe traditave nga kategoria e njerëzve që për shkaqe ekonomike e sociale janë detyruar ta braktisin atdheun, por asnjëherë nuk kanë reshtur që ta duan e ta nderojnë vendlindjen e tyre, asnjëherë nuk kanı reshtur të mburren e të krenohen për prejardhjen e tyre nga toka e shqiponjave.
Kësisoj, “Zëri i Arbërit” është bërë radio e dashur për mërgimtaret, sepse me laryshinë e pasur programore po e shuan mallin e tyre për vendlindjen dhe po i nxitë ata që ta duan edhe më shumë atdheun. Është bërë radio e dashur për fëmijë dhe shkollarë, sepse emiton programin që i dedikohet asaj moshe me titullin “E dua atdheun”. Është bërë radio e dashur për të gjithë ata që duan ta vën në provë diturinë e tyre, sepse emiton programin “Kuizi i diturisë”. Është bërë radio e dashur për dashamirë e artit dhe të letërsisë, sepse emiton programin shumë të pasur “Fjala artistike” ku prezantohen krijuesit e artit dhe lexohetn krijimet e tyre më të reja. Është bërë radio e dashur për familjët e dëshmorëve dhe për të gjithë ata që i respektojnë bijt më të mire të shqiptarisë që janë flijuar për liri, sepse emiton me shumë përkushtim programin “Me yjet e lirisë”, ku përkujtohen të gjithë ata që me armë në duar i kanë dalur zot atdheut. Është bërë radio e dashur për dashamirër e tregimeve popullore, proverbave dhe anekdotave, sepse emiton programin shumë të qëlluar “Me thesaret e odave shqipotare”. Është bërë radio e dashur për rapsodet, sepse emiton këngët më të bukura folklorike. Është bërë radio e dashur për këngëtarët e muzikës popullore, sepse emiton këngët e tyre më të mira që kanë tekste të mira dhe tinguj burimor shqiptar. Është bërë radio e dashur për interpretet e muzikës së lehtë shqiptare, sepse emiton këngët e tyre që janë shëndrruar në hite. Është bërë radio e dashur për të pagjumët, sepse emiton drejtpërdrejt emisionin “Programi i natës” ku moderatori ju pëgjigjet thirrjeve të dëgjuesve dhe bashkëbisedon miqësisht me ta. Është bërë radio e dashur për të gjitha kategoritë dhe moshat e dëgjuesve, sepse me programin “Mikrofoni i deshirave tuaja” ua ka krijuar atyre mundësinë për të kërkuar këngët që duan ti dëgjojnë. Është bërë radio e dashur për njerëzit e angazhuar dhe për ata që kanë arritur për ti dëshmuar sukseset e tyre ne lëmi të ndryshme të jetës, sepse në emisionin "Ftesë në studio" ua ka krijuar mundësinë që ata të rrëfehen lirshëm dhe të bashkëbisedojnë shtruar me kryeredaktorin dhe degjuesit për veprimtarine e tyre dhe formën e angazhimit, për sukseset dhe të mirat që ia kanë sjellur shoqërisë.
Stafi i radios shqiptare “Zëri i Arbërit” në Norvegji, për 14 vjet radhazi ka bërë përpjekje tepër serioze për tu paraqitur në mënyrë sa me të dinjitetshme para dëgjuesve dhe për të na bindur se përnjëmend janë argat te së mires, që duan e dinë të punojnë dhe se kanë për qëllim qe më krenari ti shërbejnë kulturës, artit dhe begatimit të mirëqënies shqiptare. Dhe vërtetë kanë arritur që ta realizojnë misionin e tyre madhor që ia kishin ngarkuar vetës. Prandaj e meritojnë të përgëzohen.
Stafi i radios “Zëri i Arbërit” për 14 vjet të veprimtarisë se vet ka bërë një punë vërtetë të vleshme që patjeter meriton të respektohet, por mundi i tyre asnjëherë nuk është shperblyer. Ata nuk kanë marrur paga për përkushtimin dhe kohën që ia kanë falë moderimit dhe menagjimit të radios. Shperblim i vetëm për ta ishte përkrahja e sinqertë morale e dëgjuesve që shtoheshin përditë dhe urimet e tyre që ata të kishin edhe me shumë sukses në punën fisnike qe bënin. Prandaj e meritojnë të falendërohen, prandaj e meritojnë qe të përkrahen, prandaj e meritojnë qe të ndihmohen nga njerëzit e vullnetit të mirë.
Stafit i kësaj radio nuk ka pasur fatin qe të kenë kushte të mira të punën, nuk ka pasur fatin qe të kenë hapsirë të mjaftueshme dhe studio moderne, nuk ka pasur fatin qe të kenë aparaturë dhe teknologji të reja; por atyre asnjëherë nuk ju ka munguar dashuria për punën dhe vullneti për të qenë në shërbim te së mirës. Prandaj ata sot janë shembulli i suksesit dhe i krenarisë, janë shembulli më mire se si duhet punuar, janë shembulli që duhet ndjekur edhe nga koleget e tyre të radiostacioneve tjera shqiptare e private.
Radio "Zëri i Arbërit" më 2 korrik e kremton 14 vjetrin e punës se vet. 14 vjet përpjekje dhe pune e sukseshme, 14 vjet argat të palodhshëm të së vërtetës për shqiptarët, 14 vjet në shërbim të kuturës dhe traditave kombëtare, 14 vjet dëshmi e besnikërisë me dëgjuesit, 14 vjet shembull për të mirë se si duhet punuar...
Suksesi i këtij radiostacioni pikësepari i ka gëzuar ata që për 14 vjet kanë bërë mund të madh qe më punën e tyre të lën gjurmë në kohë. Por njëkohësisht dhe padyshim, suksei i kësaj radio I ka gezuar edhe degjuesit dhe bashkëpunëtoret e saj besnik, më ka gëzuar edhe mua si autor i këtij shkrimi. Prandaj e meritojnë tu thuhet JU LUMT ! Prandaj e meritojnë urimin më të sinqertë me fjalët: JEHONA E ZËRIT TË ARBËRIT U DËGJOFTË ME SHEKUJ !
Opinione për radion "Zëri i Arbërit"
Ka disa kohë që jam bërë edhe vet degjues fanatik i Radios "Zëri i Arbërit", i kësaj radio që falë programeve të pasura dhe materialeve të zgjedhura që emiton, ka bërë për vete shumë degjues dhe në mesin e tyre edhe nje numer të koniderueshem intelektualesh, si: shkrimtar, piktor, aktor, punetorë të arsimit, mbledhës të folklorit etj. Për ketë arsye vendosa qe të marr opinionet e disa miqëve të mi që janë dëshues të programeve të kësaj radio. Dhe, për te ju mbetur sa më besnik opinioneve të tyre, po i publikoj ato ashtu si më kanë arritur. /H.Muhaxheri/
RAGIP KÇIKU, krijues letrar - Kosovë:
Këto ditë Radio "Zeri i Arberit" shenon 14 vjetorin veprimntarisë të cilës i urojmë nga zemra "ditëlindjen" e një zëri të pavarur dhe të ndritshëm të gjuhës shqipe. radio "Zëri i arbërit" është një dritare e eduimit estetik të shqiptarëve që jetojnë në kurbet për të cilët shumë pak janë në shërbim mediet vendore. Gjithë stafit të kësaj dritareje i uroj nga zemra shëndet dhe suksese!
SABIT ABDYLI, shkrimtar - Zelandë e Re:
Radio “ Zëri Arbrit”, si asnjë radio tjetër shqiptare në internet, falë moderatorit të saj z. Imri Trena ka gjetur mënyrën për të komunikuar aq afër, aq shqip, aq lirshëm e bukur me mërgimtarët shqiptarë nga katër anët botës. Mesazhet miqësore të dhëna me sinqeritet e zemër nga studioja e radios nxisin emocione te forta malli dhe respekti për fjalën e shkruar shqipe, këngët dhe muzikën e mirëfilltë tonën. Temat e përzgjedhura për të cilat debatohet drejtpërsëdrejti me dëgjuesit janë të karakterit edukativ, janë në shërbim të ruajtjes së vlerave më të mira kombëtare. Dëgjuesit e shumtë nga Evropa, Amerika deri edhe në Zelandën e Largët, flasin për sukseset, hallet, pse jo, edhe për dobësitë, ndarjet, inatet partiake e klanore që po pengojnë ecjen tonë përpara. Në mesin e dëgjuesve ka analistë, poet, shkrimtarë, humoristë e piktorë që e begatojnë programin e radios...
FRAN TANUSHI, poet – Gjermani:
Radio Zëri i Arbërit është një radio të cilën e përcjellë përherë kur kam kohe. Stafi i kësaj Radio i drejtuar me përkushtim dhe profesionalizem nga z. Imri Trena, përdite e më shumë arrinë qe këtë stacion te e bëjë pjesë të shumë familjeve shqiptare në atdhe dhe veqanarisht në diasporë. E përgezojmë z. Trena dhe gjithë stafin e kësaj radio në ketë përvjetorë. Njëherit i deshiroj dhe dëgjueseve te saj besnikëri në përcjellje të programit të larmishem të Radio ZËRI i ARBËRIT. Përshendetje dhe respekt dhe punës suaj ne të mirë të letërsisë dhe kulturës shqiptare, Haxhi i nderuar…
AGIM GASHI - Drenica, poet - Francë:
"ZĒRI I ARBERIT" nuk ēshtē veq radiostacion por edhe institution. E gjithē kjo ēshtē arritur falē punēs se palodhshme te familjēs atdhetare Trena.Padyshim meritat ma te mēdha i ka strumbullari i saj krijuesi dhe moderatori i shkēlqyrshem Imri Trena.
Nē këtē kohē kur çdo gjē komercializuar ēshtē e pabesueshme si ia arritē qe kjo radio tē mbijetoj dhe tē emetoj programme cilēsore qe edhe radiot prestigjiize me shume mjete dhe donavione,do ia kishin lakmi. Ketē e arrit vetem njē ardhetar çfare ēshtē Imri Trena. Dhe atē me te vetmin qellim, qe bashkatdhetarēve te vet t’ua sjell nga pak atdhe ku do qe janë nēpēr botē.
Andaj, ne vigjilje te pērvjetorit te 14 te punēs se kēsaj radioje ,fillimisht mikut Imri Trena dhe famikjēs Trena jetē te gjatē dhe shendet. Kurse radio "Zeri i Arberit" past jetē tē gjatē sa te jeton kombi shqiptar!
FEHMI SPAHIU, Vöcklabruck - Austri:
Radion "Zëri i Arbërit" kam filluar ta dëgjoj para disa kohe. Tash "Zëri i Arbërit" është bërë radio ime që e dëgjoj më shumë kënaqësi. E dëgjoj, sepse njeriu ka se çka dëgjon në këtë radiostacion, falë punës vetmohuese të kryeredaktorit, krijuesit dhe veprimtarit të palodhshem, z. Imri Trena dhe kontributit të bashkëpunëtorëve të tij besnik.
AVNI ALIMUSAJ, München - Gjermani:
Radion "Zëri i Arbërit" e dëgjoj une dhe shumë miq të mi. E degjoj këtë radio, sepse ajo me programet e saja të zgjedhura është bërë radiostacioni më i dashur për ne dhe duke e degjuar atë, ndjehemi më mirë. Njehemi mirë, sepse aty gjejmë mesazhet me të mira për njerëzit, për dashurinë, për krenarinë, kulturën dhe historinë shqiptare.
XHEVAHIRE RAMA, Palermo - Itali:
Ka kohë që radio "Zëri i Arbërit" është bërë njëra nder radiokanalet që dëgjohet më së shumti në familjen time. Dëgjohet kjo radio, sepse në programet e saja të pasura e gjejmë vetën të gjithë. "Zëri i Arbërit" liritsht mund të radhitet si njëra ndër radiot private më serioze shqiptare dhe kjo është arsyeja qe ajo na ka bërë për vete.
SINDRIT UKMATA, Richmond (Virginia) - SHBA:
Një miku im nga New Yurku më ka shkruar një ditë: "Kërko në internet radion "Zëri i Arbërit" po deshe ti japesh trurit ushqim shpirterorë!". Menjëherë e kërkova në internet dhe kësisoj fillova ta dëgjoj radion "Zëri i Arbërit". Vërtetë u binda për atë që më shkruante miku im. Është radio që ka programe të larmishme dhe të përzgjedhura me shije. Për programet e pasura të kësaj radio i kam informuar edhe shumë miq të mi në shtete te ndryshme të Amerikës, në Kanada, në Europe dhe në Shqipëri. Të gjithë më kanë falenderuar dhe tash e dëgjojnë me kënaqësi ketë radio. Ndaj, mua s'më mbetet tjeter veç ti uroj suksese Stafit të vyer të radios "Zëri i Arbërit"!
ERMIRA STEFALLARI, Tiranë - Shqipëri
Radion "Zëri i Arbërit" e kam gjetur rastësisht në internet dhe me tërhoqi emri i saj. Thash vetmevete: "Pse mos ta dëgjoj njëherë?!". Ditën e parë kur e hapa faqen e saj, dëgjova qe më shumë dashuri dhe respekt deklamoheshin vargjet e poeteve. Heren tjetër më nxiti ta dëgjoj muzika e zgjehur me shumë shije që emitohej dhe tash pothuajse jam bërë dëgjuese e pasionuar e kësaj radio. Uroj që radio "Zëri i Arbërit" të ketë suksese edhe me të medhaja në pasurimin e programeve të saja që jep për dëgjuesit!
MENTOR GASHI, Amposta - Spanjë
Ka bukur do kohë që ne ketë zallamahi radiostacionesh në internet unë kam zgjedhur ta dëgjoj radion "Zëri i Arbërit". Aty jepen këngët me të mira popullore dhe folklorike, jepen këngët që ta kënaqin shpirtin, këngët e vërteta shqiptare. Aty i dëgjoj tregimet, anekdotat dhe proverbat nga thesari ynë i pasur popullor. Aty dëgjoj prurjet me të reja poetike të krijuesve shqiptar. Aty e degjoj zërin e vërtetë arbërorë. Kjo radio dëgjohet nga të gjithë pjestarët e familjës sime. Kjo radio na e heq mallin për vendlindjen dhe na e shton dashurinë për atdheun. Përshenbdetje dhe urimnet me të mira për themelusein e saj z. Imri Trena, stafin që po e moderon dhe për bashkëpunëtorët serioz që ka!
_________
Marrë nga albplanet.blogspot.al
Ky shkrim është publikuar edhe në gazetat "Bota sot", "Bota Press" etj.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen