Sonntag, 20. Dezember 2015

Radio Zëri i Arbërit dhe viti i saj i sukseshëm 2015

  • Viti 2015 për Radio Zëri i Arbërit ishte vit i mbarë, ishte viti në te cilin kjo radio u begatua me suksese te reja, ishte viti ne të cilin u pasurua skema programore me emisionin “Zëri i Çamërisë…”, ishte viti kur kjo radio solli për dëgjuesit e vet webfaqen e saj alternative te përgatitur me elegancë, ishte viti kur kjo radio pas shumë kohesh arriti të riorganizoj webfaqen e vet zyrtare e ta bëj atë më funksionale dhe; mbi te gjitha, ishte viti kur u modernizua studio e kësaj radio me aktivizimin e tekniknologjisë bashëkohore dhe kështu u eleminuan pengesat që kishte me zërimin.


Shkruan: Haxhi MUHAXHERI

Radio Zëri i Arbërit, ka hyrë në vitin 2015 dhe e ka filluar atë me shumë probleme që e shoqëronin prej kohësh. Përkunder përpjekjeve dhe punës së mire që bënte Stafi i kësaj radio, zëri i saj nuk arrinte të shkoj si duhej tek dëgjuesit. Pikësepari, kjo ndodhte për shkakun e teknikës së stervjetruar qe përdorej në studio. Pastaj, problemet tjera ishin gjithashtu te natyrës teknike qe vinin si pasojë e neglizhencës dhe mosgatishmërisë së administratorit të webfaqës zyrtare për ta funksionalizuar si duhet atë.

Të iu shkojmë gjerave me radhë. Edhe pas katërmbdhjetë vitesh të punës së kësaj radio, zëri i saj dëgjohej me dridhje, gerrhatje e ndërprerje të shpeshta dhe krijonte neveri tek degjuesit e saj. Kjo ndodhte për shkakun se kompjuterët që përdorëshin në studio ishin kompjuter të stervjetruar që moti kishin dalur nga përdorimi. Kompjuterët e vjetër nuk e kishin forcen e duhur për të kryer funksionin për të cilin përdorëshin. Ishte i tmerrshem fakti se krejt puna dhe mundi qe bëhej nga stafi i  radios shkonte kot për shkakun se teknologjia që perdorej në studio nuk e mundësonte transmetimin e mire dhe si duhej të materialit programorë. Mëpastaj problemi tjetër jo i vogël me të cilin përballej radio dhe dëgjuesit vinte për shkakun e neglizhencës, mosvullnetit dhe mosgatishërisë së njeriut që i ishte besuar administrimi i webfaqës zyrtare. Në webfaqen zyrtare të radios ishte vendosur player i cili funksiononte vetëm me shfletuesin IE (Internet Explorer), kurse degjuesit që pëdornin shfletues tjerë bashkëkohorë të internetit, nuk mund ta dëgjonin radion. Vendosja e një player të ri mund të bëhej për dy minuta, por kjo nuk ndodhte dhe degjuesit  mbeteshin të zhgënjyer. Po ashtu, në banerin e webfaqes zyrtare emri i radios ishte shkruar me shkronja që përdorën nepër filma horror dhe kjo krijonte përshtypje jo të mira për vizitorët dhe dëgjuesit. 

Nuk thuhet kot se të mirat vijnë nganjëherë andej nga nuk e pret. Edhe stafit të Radio Zëri i Arbërit filluan ti vijnë të mirat nga dëgjuesit dhe bashkëpunëtorët besnik që ia donin të mirën kësaj radio. Së pari, një grup dëgjuesish e treguan bujarinë e tyre. Ata bashkuan mjetet materiale dhe blen kompjutere e serverë modern dhe ia dhuruan stafit te radios. Por teknologjia e re duhej të vëhej në punë. Stafi i radios nuk kishte njohuri si duhej berë aktivizimi i teknologjisë që ia dhuruan degjuesit e vet fisnik. Provuan disa herë, por pa sukses. Mezi pas disa muajsh u arrit që te vëhej në funksion teknologjia bashkëkohore dhe kësisoj, u evitua problemi teknik disavjeçar që kishte radio me zërimin gjatë transmetimit të programit të saj.

Para se të aktivizohej ne studion e kësaj radio teknologjia e re dhe të evitohej problemi teknik që për shumë vjet radhazi e kishte me zërimin, për stafin e Radio Zëri i Arbërit dhe dëgjuesit e saj kishte ardhur nje lajm i mirë apo një sihariq. Një bashkëpunëtorë i sinqertë kishte përgatitur dhe lëshoj në perdorim webfaqen alternative të Radio Zëri i Arbërit. Webfaqja e re alternative kishte një pamje apo disejn krejt tjetër, me player që funksiononte për të gjithe shfletuesit e internetit dhe me mundësinë e krijuar që radio te dëgjohej edhe në telefonat celularë. Krijimi i webfaqes alternative ndikoj drejtpërdret në shtimin e numërit të dëgjuesve, sepse tash njerëzit filluan ta degjojnë radion edhe kur ishin duke shetitur në qytet, edhe kur ishin duke udhëtuar në tren, autobus apo me veturat e tyre.

Sukses tjetër i Radio Zëri i Arbërit që erdhi pothuajse ne të njëjten kohë me webfaqen e saj alternative është patjetër edhe fillimi i emitimit të emisionit special kushtuar Çamërisë me titull: “Zëri i Çamërisë” në Radio Zëri i Arbërit”. Ishte ky një emision i përgatitur me përkushtim nga gazetari Haxhi Muhaxheri. Emisioni është pelqyer, përkrahur dhe përshendetur fuqishëm prej shumë intelektualeve nga e gjithe hapsira shqiptare. Në emision trajtohej fuqishem problemi çam, qysh nga zanafilla e tij e deri në ditët e sotme. Kësisoj, përpos fragmenteve dokumentare, dëshmive historike dhe opinioneve të studiuseve të ndryshëm; në ketë emision janë dëgjuar edhe rrëfimet rrëqethëse të vet çamëve që i kanë perjetuar masakrat dhe gjenocidin e bërë nga shovenistet grek. Po ashtu, përmes materialeve të përzgjedhura trajtohej besnikërisht edhe kultura dhe tradita e begatë çame, doket dhe zakonet, krijimtaria e pasur gojore e letrare e tyre.

Urtia popullore ka qenë gjithmonë tregusi më i mirë i ngjarjeve dhe fenomeneve të shoqërissë. Një fjalë e urtë popullore shqiptare thotë: “Rrushi e sheh rrushin e piçet!”. Kështu ndodhi edhe me webfaqen zyrtare të Radio Zëri i Arbërit. Më në fund, njeriu të cilit iu kishte besuar nga stafi i radios administrimi dhe mirëmbajtja e webfaqes zyrtare, gjeti kohë që edhe në ketë webfaqe të vendos playerin e ri, duke e shkruar gjithashtu në baner emrin e radios me shkronja më serioze. Kështu, kjo punë që duhej të ishte berë shumë më herët, për të cilën nuk duhej më shumë kohë se pesë minuta, u bë e fundit. Por, si do qe të jetë, më mire vonë se kurr. Kryesore është se tash radio mund të dëgjohet pa problem.

Së fundmi, lirisht mund të themi se viti 2015 për Radio Zëri i Arbërit ishte vit i sukseshëm dhe i solli asaj shumë të mira. Ndaj, Stafi i Radio Zëri i Arbërit i udhëhequr nga z. Imri Trena, ka mjaft arsye qe më bashkëpunëtorët dhe dëgjuesit e vet ta kremtoj rehatshëm ndërrimin e motmoteve. Gëzuar!


20. 12. 2015