Donnerstag, 3. September 2015
Halil Xani - Në vend të urimit
Poezi nga Halil Xani:
NË VEND TË URIMIT
(Radio Zërit të Arbërit)
Është një radio në Norvegji
Me valë të arta, gjithë flori
Më s’është e vogël, kalama
Katërmbëdhjetë vjet të mira ajo i ka.
Vala e saj zgjerohet si vala
Gjithë mërgatës i çon të fala
Përnatë Imriun e dëgjoni
Aty janë edhe Linda e Dritoni.
Rreth kësaj sofre të begatë
Numri i dëgjuesve është i gjatë
Njëri-tjetrin miqësisht urojnë
Sa bukur fjalët i peshojnë.
Kjo dritare po rritet si pema
Na kënaq me lloj-lloj tema
Kur është fjala te muzika
Tallavanë s’ia lejon teknika.
Na plotëson neve çdo dëshirë
Në studio shpesh ka mysafirë
Herë në studio herë me telefonata
Herë nga Kosova herë nga Mërgata.
Ka mjaft hapësirë për këngëtarët
Pa i lënë anash as shkrimtarët
Shumë tregime, gjëza e poezi
Mjaft hapësirë ka edhe për fëmijë.
Kjo është radio që tash nëntë vjet
Gjithë mërgatës ëmbël shqip i flet
Dhe nuk i shkon kot mundimi
T’i mbrojë fëmijët nga asimilimi.
Z. Imri të dëshiroj shëndet
Të kremtosh edhe shumë vjet
Vala jote të shkojë qiellit
Të shpërndajë dritën e diellit.
02. 07 .2010
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen