Opinione

Opinione dhe urime 
për Radion "Zëri i Arbërit"
 

  • Ka disa kohë që jam bërë edhe vet degjues fanatik i Radios "Zëri i Arbërit", i kësaj radio që falë programeve të pasura dhe materialeve të zgjedhura që emiton, ka bërë për vete shumë degjues dhe në mesin e tyre edhe nje numer të koniderueshem intelektualesh, si: shkrimtar, piktor, aktor, punetorë të arsimit, mbledhës të folklorit etj. Për ketë arsye vendosa qe të marr opinionet e disa miqëve të mi që janë dëshues të programeve të kësaj radio. Dhe, për te ju mbetur sa më besnik opinioneve të tyre, po i publikoj ato ashtu si ato më kanë arritur. /H.Muhaxheri/

RAGIP KÇIKU, krijues letrar - Kosovë:
        Këto ditë Radio "Zeri i Arberit" shenon 14 vjetorin veprimntarisë të cilës i urojmë nga zemra "ditëlindjen" e një zëri të pavarur dhe të ndritshëm të gjuhës shqipe. radio "Zëri i arbërit" është një dritare e eduimit estetik të shqiptarëve që jetojnë në kurbet për të cilët shumë pak janë në shërbim mediet vendore. Gjithë stafit të kësaj dritareje i uroj nga zemra shëndet dhe suksese!
 

SABIT ABDYLI, shkrimtar - Zelandë e Re:
        Radio “ Zëri Arbrit”, si asnjë radio tjetër shqiptare në internet, falë moderatorit të saj z. Imri Trena ka gjetur mënyrën për të komunikuar aq afër, aq shqip, aq lirshëm e bukur me mërgimtarët shqiptarë nga katër anët botës. Mesazhet miqësore të dhëna me sinqeritet e zemër nga studioja e radios nxisin emocione te forta malli dhe respekti për fjalën e shkruar shqipe, këngët dhe muzikën e mirëfilltë tonën. Temat e përzgjedhura për të cilat debatohet drejtpërsëdrejti me dëgjuesit janë të karakterit edukativ, janë në shërbim të ruajtjes së vlerave më të mira kombëtare. Dëgjuesit e shumtë nga Evropa, Amerika deri edhe në Zelandën e Largët, flasin për sukseset, hallet, pse jo, edhe për dobësitë, ndarjet, inatet partiake e klanore që po pengojnë ecjen tonë përpara. Në mesin e dëgjuesve ka analistë, poet, shkrimtarë, humoristë e piktorë që e begatojnë programin e radios... 


HAXHI MUHAXHERI - gazetar dhe krijues letrar
        Stafi i radios “Zëri i Arbërit” për 14 vjet radhazi ka bërë përpjekje tepër serioze për tu paraqitur në mënyrë sa me të sukseshme para dëgjuesve dhe për të na bindur se përnjëmend janë argat te së mirës, që duan e dinë të punojnë dhe se kanë për qëllim qe më dinjitet të jenë në shërbim të kulturës, artit dhe begatimit të mirëqënies shqiptare. Dhe vërtetë, me sukses kanë arritur që ta realizojnë misionin e tyre madhor që ia kishin ngarkuar vetës.
        Prandaj e meritojnë të përgëzohen.
        Prandaj e meritojnë tu thuhet JU LUMT !
        Prandaj, me gjithe mend, e meritojnë urimin: JEHONA E ZËRIT TË ARBËRIT U DËGJOFTË ME SHEKUJ !
 

FRAN TANUSHI, poet – Gjermani:
        Radio Zëri i Arbërit është një radio të cilën e përcjellë përherë kur kam kohe. Stafi i kësaj Radio i drejtuar me përkushtim dhe profesionalizem nga z. Imri Trena, përdite e më shumë arrinë qe këtë stacion te e bëjë pjesë të shumë familjeve shqiptare në atdhe dhe veqanarisht në diasporë. E përgezojmë z. Trena dhe gjithë stafin e kësaj radio në ketë përvjetorë. Njëherit i deshiroj dhe dëgjueseve te saj besnikëri në përcjellje të programit të larmishem të Radio ZËRI i ARBËRIT. Përshendetje dhe respekt dhe punës suaj ne të mirë të letërsisë dhe kulturës shqiptare, Haxhi i nderuar…

AGIM GASHI - Drenica, poet - Francë:
        "ZĒRI I ARBERIT" nuk ēshtē veq radiostacion por edhe institution. E gjithē kjo ēshtē arritur falē punēs se palodhshme te familjēs atdhetare Trena.Padyshim meritat ma te mēdha i ka strumbullari i saj krijuesi dhe moderatori i shkēlqyrshem Imri Trena.
Nē këtē kohē kur çdo gjē komercializuar ēshtē e pabesueshme si ia arritē qe kjo radio tē mbijetoj dhe tē emetoj programme cilēsore qe edhe radiot prestigjiize me shume mjete dhe donavione,do ia kishin lakmi. Ketē e arrit vetem njē ardhetar çfare ēshtē Imri Trena. Dhe atē me te vetmin qellim, qe bashkatdhetarēve te vet t’ua sjell nga pak atdhe ku do qe janë nēpēr botē.         Andaj, ne vigjilje te pērvjetorit te 14 te punēs se kēsaj radioje ,fillimisht mikut Imri Trena dhe famikjēs Trena jetē te gjatē dhe shendet. Kurse radio "Zeri i Arberit" past jetē tē gjatē sa te jeton kombi shqiptar! 

BERAT LUZHA, deputet
Ju përgëzojmë Imri  sepse, pos këtyre 14-vjetëve të veprimtarisë në gurbet, ti edhe para viteve 1999 s`ke rrjeshtur duke u munduar me i kontribuar Atdheut, shokëve, miqëve, familjes! Edhe në mërgim tash sa vjet që je, po len gjurmë të pashlyeshmeme angazhimet tuaja permanente si në shkollën shqipe, në radio "Zëri..." dhe në aktivitete tjera me shumë vlerë. Ndaj, paç shëndet të mirë dhe e vazhdofsh këtë veprimtari editoriale edhe kaq shumë e shumë vite e decenie që i ke akoma përpara o Imri!


BARDHA  MANCE - Radio Athina
        Urime dhe suksese te keni gjithnje ne misionin tuaj per te cuar zerin e shqiptarizmit kudo ku ka bashkeatdhetare!

LULJETA SELIMI - BERISHA, gazetare e veprimtare:
        Rrofshi e qofshi gjithmon faqebardhe, keshtu siq jeni, Po nderoni veten dhe kombin familja Trena, lum ata qe ju linden dhe ju rriten , lum femijet tuaj qe kane prinder te tille. Dita pa radion tuaj do te ishte e vobekt, e papermbushur si nje dreke e mire, por pa emblesire. Une ju falenderoj per kontributin tuaj ne emrin tim, te familjes sime dhe ne emer te Shoqates se Gruas JETA NE KASTRIOT, qe çdo dite na e beni me te kompletuar dhe femijet tane i orjentoni drejt dhe kahe vlera nepermes emisioneve tuaja. Gezur pervjetori per ju dhe gjithe degjuesit tuaj!

. . .
        Drejtues, redaktor dhe punonjes te Zeri Arbrit, pranoni  pershendetjet tona shume të sinqerta me rastin e 14 vjetorit  të follimit te punes suaj. Ju uroj shumë shendet,  lumturi dhe shume e shume suksese ne pune tuaj dhe  ne jeten tuaj.
Cdo ditë e cdo  nate radio juaj është pjes e jona, eshte ze qe na jap forcë, na jep lumturi dhe na bene edhe me krenar qe jemi shqipatar. Eshte radio qe mbron vleren kombetare, lirisht dhe me pergjegjsi them se eshte radioja e veteme qe eshte KOMBETARE, radio qe trajton tema dhe vlera, radio qe gjalleron gjakun ne dejt tane dhe na bene me kombeter. Eshte radio qe ka vetem keng te mirfillta shqipe, radio qe din ti ndaj vlerat nga jolvera dhe  qe cdo dite jep keshilla sygjerime e gjera qe vertet kanë vler dhe nuk janë të ndikuara nga politika e dites. Thjesht pa asnje diskutim jeni radioja me e mire shqipare dhe per kete ju falenderoj nga zemra. Dhe  nuk mund te mos ju shkruaj se qe ta shkruaj kete urim me te veqant eshte biri im Floriani. Derisa ne po po flisnim ne shtepi per pervjetorin tuaj te radios, Floriani me tha - mami te lutem shkruaj tetes Shemsie dhe xhaxhit Imri ne emerin tim dhe uroji per datelindjen e Radios, a mos harrove teta Shemsie gjithmon mi  ploteson deshirat mua, asnjehere  nuk e ka lene per diten tende, ne derisa ishim ne Poloni ata sihin miqet tane qe kurre nuk na lene vetem asnjehere, andaj sikur te ishin ketu une do ta bleja nje embelsire shume te madhe dhe te ua dergoja, por pasi jane larg une ju dergoj shume, shume perqafime dhe urime.
Pra ju jeni miqet me te mire te te gjithe neve kudo neper bote dhe ju falenderoj nga zemra per emisionet tuaja, si per te rriturit dhe per femijet, ju ishin ushqimi yne I preferuar gjetë gjithe kohes ne megrim, tani vazhdoni te jeni  emblesira jone  cdo mbremje qe na zbukuron jeten tone.
Edhe nje here gezuar ne emrin tim, ne merin e bashkshoritit tim Milazimit e posaqrisht ne emer te Florianit.
Me respekt nga Luljeta Selimi - Berisha. Gezuar!


FEHMI SPAHIU, Vöcklabruck - Austri:
       Radion "Zëri i Arbërit" kam filluar ta dëgjoj para disa kohe. Tash "Zëri i Arbërit" është bërë radio ime që e dëgjoj më shumë kënaqësi. E dëgjoj, sepse njeriu ka se çka dëgjon në këtë radiostacion, falë punës vetmohuese të kryeredaktorit, krijuesit dhe veprimtarit të palodhshem, z. Imri Trena dhe kontributit të bashkëpunëtorëve të tij besnik.

AVNI ALIMUSAJ, München - Gjermani:
        Radion "Zëri i Arbërit" e dëgjoj une dhe shumë miq të mi. E degjoj këtë radio, sepse ajo me programet e saja të zgjedhura është bërë radiostacioni më i dashur për ne dhe duke e degjuar atë, ndjehemi më mirë. Njehemi mirë, sepse aty gjejmë mesazhet me të mira për njerëzit, për dashurinë, për krenarinë, kulturën dhe historinë shqiptare.

XHEVAHIRE RAMA, Palermo - Itali:
        Ka kohë që radio "Zëri i Arbërit" është bërë njëra nder radiokanalet që dëgjohet më së shumti në familjen time. Dëgjohet kjo radio, sepse në programet e saja të pasura e gjejmë vetën të gjithë. "Zëri i Arbërit" liritsht mund të radhitet si njëra ndër radiot private më serioze shqiptare dhe kjo është arsyeja qe ajo na ka bërë për vete.

SINDRIT UKMATA, Richmond (Virginia) - SHBA:
        Një miku im nga New Yurku më ka shkruar një ditë: "Kërko në internet radion "Zëri i Arbërit" po deshe ti japesh trurit ushqim shpirterorë!". Menjëherë e kërkova në internet dhe kësisoj fillova ta dëgjoj radion "Zëri i Arbërit". Vërtetë u binda për atë që më shkruante miku im. Është radio që ka programe të larmishme dhe të përzgjedhura me shije. Për programet e pasura të kësaj radio i kam informuar edhe shumë miq të mi në shtete te ndryshme të Amerikës, në Kanada, në Europe dhe në Shqipëri. Të gjithë më kanë falenderuar dhe tash e dëgjojnë me kënaqësi ketë radio. Ndaj, mua s'më mbetet tjeter veç ti uroj suksese Stafit të vyer të radios "Zëri i Arbërit"!

ERMIRA STEFALLARI, Tiranë - Shqipëri
        Radion "Zëri i Arbërit" e kam gjetur rastësisht në internet dhe me tërhoqi emri i saj. Thash vetmevete: "Pse mos ta dëgjoj njëherë?!". Ditën e parë kur e hapa faqen e saj, dëgjova qe më shumë dashuri dhe respekt deklamoheshin vargjet e poeteve. Heren tjetër më nxiti ta dëgjoj muzika e zgjehur me shumë shije që emitohej dhe tash pothuajse jam bërë dëgjuese e pasionuar e kësaj radio. Uroj që radio "Zëri i Arbërit" të ketë suksese edhe me të medhaja në pasurimin e programeve të saja që jep për dëgjuesit!

MENTOR GASHI, Amposta - Spanjë
        Ka bukur do kohë që ne ketë zallamahi radiostacionesh në internet unë kam zgjedhur ta dëgjoj radion "Zëri i Arbërit". Aty jepen këngët me të mira popullore dhe folklorike, jepen këngët që ta kënaqin shpirtin, këngët e vërteta shqiptare. Aty i dëgjoj tregimet, anekdotat dhe proverbat nga thesari ynë i pasur popullor. Aty dëgjoj prurjet me të reja poetike të krijuesve shqiptar. Aty e degjoj zërin e vërtetë arbërorë. Kjo radio dëgjohet nga të gjithë pjestarët e familjës sime. Kjo radio na e heq mallin për vendlindjen dhe na e shton dashurinë për atdheun. Përshenbdetje dhe urimnet me të mira për themelusein e saj z. Imri Trena, stafin që po e moderon dhe për bashkëpunëtorët serioz që ka!


NASER XANI:
Urime, qe nji rruge teper e gjate per ju familja Trena, nuk u ndalet te pakten as Edhe nji dite se punuari, Ju lumt jini te palodheshem. Ju urojm kete pervjetor, Ju urojm shendet e lumturi fam tuaj. Te gjitha te mirat nga fam ime. Me rrespekt per Ju dhe ndegjuesit e radios suaj!

SAFET RAMADANI:
       Ju uroi sukse dhe energji te pa fund z. Imri Trena qe nuk di te ndalet radio me vlera shqipetare jemi krenar qe ju kemi pershendetje te perzemta stafit te Radio zeri i arberit.


SEBAHATE BERLAJOLLI, artistja e këngës
       Ooooo , njeri I madh jeti . Me shum vuajtje e sakrificë, me gjithë pervojen tënde shumëvjeqare pranë RTV të Prishtinës me gjithë familjen e shkrive mundin qe ta mbajsh gjall këtë radio Zeri Arberit. Nepërmes kesaj valëve të saj na bashkon kudo që ne jetojmë.


SAHIDE BERATI, nxënëse:
        Ndjeje krenari te madhe qe nuk pershkruhet dot me fjale qe ju kam...Faleminderit per te gjitha ditet e mrekullueshme qe na dhuruat; per netet e gjata pa gjume qe i keni kaluar! Jam shume e privilegjuar qe jam ne mesin e degjuesve te radios me te mires ne bote dhe une!Jeni me te miret, fjalet jane te pakta qe te i'u falenderojme! Fatkeqesisht, per shkak te mungeses se kohes se lire nuk po mundem vazhdimisht te i'u degjoj kjo me brengos! Gjitha te mirat juve!


HASAN QYQALLA, poet - Gjermani
        Te nderuar staf i Raidos "Zeri i Arberit"!
        I nderuari Kryeredaktor Z. Trena!
        Sa do te deshiroj te jem sonte i lire dhe te ndajme kete Dite te shenjte bashke me ju.
Po ja qe nuk thuhet se koti se jeta ka edhe sfida, gjersa mergimtarit i dyfishohen sfidat.
Megjithate, dua  t'ju uroj nga zemra PERVJETORIN e 14-te ne emer timin dhe te gjithe
krijuesve shqiptare te botes mergimtare...!
       Me kete rast me lejoni te them edhe dy-tri fjale, ju lutem.
Rasti eshte mbret i botes. Rastesia sjelle shpeshhere edhe befasi, mrekulli, zgjon asociacione,...Prandaj, u misherova me keto Vale perkdhelese qe te perkundin si barken ne Vale, me kege autentike kombetare te te gjitha trevave tona etnike, dhe te gjitha zhanreve. Me ato kenge, qe mesonim, studjonim, dashuronim dhe mbi te gjitha idealizohej e formesoj jo vetem nje NJERI, por nje kombe i tere, edhe pse te ndare ne kufinjte Londineze, sic do te shprehej poeti i ndergjegjjes dhe fjales Visar Zhiti. Me keto thesare, krijuam identitetin tone, fisnikeruam shpirtin tone, dhe per fund realizuam endrren tone. Ketu e gjej edhe veten timi si sinonim i gjithe gjenerates sone, me plus e minus vite ndermjet. Mbase, pikerisht duke degjuar ato caste, Hafsa Zyberin, Vace Zelen, Ibrahim Tukiqin, Myfrete Laze, Nexhmije Pagarushen,...ne valet e Radios "Zeri i Arberit", kisha nje mall te padefinuar per vendlindjen...duke u gjendur mes shume kryqezatave, sic do thoshte Fan Noli. Por, keto thesare, me bene te ditur, se nuk jam i vetem, se Aromen e kemi me vete dhe nje pjese te vendlindjes,...vec sa nuk po shkelim me kembe ne te. Keto Vale, me binden se ARTI, APO FJALA si segment ndertimi i Artit, paska shpirte... Dhe ne vend te "shishes se oksigjenit" e kemi valet e "Zerit te Arberit". Krejt per fund,  kete bindje time te paluhatshme u perpoqa ta intensifikoj edhe permes artit potik ne permbledhjen time te fundit qe e pagezova "Shpirti i Fjales"... Prandaj, trupi edhe vdes, e FJALA ka shpirte hyjnore te pavdekesise. I tille qofte edhe Fjala e "Zerit te Arberit"!
        Me nderime Hasan QYQALLA-Kryetar i LKSHM


REXHEP MORINA:
       Pranoni urime të perzemerta me rastin e 14 vjetorit të themelimit të ksaj radioje të "vogel" me zemer të madhe Arbërore, të gjithëve që kontribojn në mirëqenjen e radios ju deshiroj shëndet dhe çdo të mirë. Gëzuar për jetë dhe mot

Mervete Krasniqi, mjeke, Malishevë
       Urime i nderuar ,dhe suksese edhe me tej ne punen tuaj te palodhshme.Zoti ju bekoft ju z.Imri dhe familjen tuaj.Me respekt Mervetja

MARJANA SHPANI, Mamurras - Shqipëri
      Urime dhe suksese per radion Zeri Arberit, puna juaj e palodhur, kontributi juaj i cmuar eshte per tu vlersuar dhe nderuar jashtzakonisht shuuuume. Edhe 1000 vite te tjera u degjoft kudo ku ka shqiptar

HAMDI LOKAJ, Deçan
       E nderuara redaksi e Zerit Arberit dhe ju kryeredaktor i nderuari z Imri Trena ,kam nderin dhe kenaqesin e veqant qe me rastin e keti pervjetori te punes suaj te qmuar ne sherbim te kultures dhe qeshtjes kombetare te ju pergezoj sinqerisht per punen fisnike dhe te pa lodhshme qe keni ber gjate ketyre viteve ne mergim ne emancipimin dhe mos asimilimin e brezave te ri qe gjat ketyre viteve kan lindur dhe po rriten ne diaspor,,prandaj edhe pse isha nji kohe te shkurter ne ate vend te bekuar me vjen shum keq qe nuk pata mundesi qe edhe un te ju bashkohem ne misionin e shenjet ne emancipimin e brezit te ri prandaj shfrytezoj raestin qe te ju uroj pun te mbar dhe suksese te matutjeshme ne punen e juaj shum fisnike ne dobi te kultures dhe qeshtjes mbarkombetare ne pergjithesi.

XHEVAT JAHA, profesor
       Urime pere kete pervjetor te ketyre valeve te shtrenjta te ketij mediumi-falenderim pere ju miku i shtrenjt Imri Trena qe me punen e juaj te palodhur na mundesuat qe te lidhemi me boten ku ka shqiptar.
Suksese pas suksesi!

MUSA JUPOLLI, Paris (krijues)
       I nderuar Imri përshëndetje nga Parisi me respekt! Puna juaj një filozofi urtësie në kulturën shqiptare, në vlerë kombëtre !Uroj më të mirat këtij instutucioni të vlerave kulturore dhe atdhetare! "Zeri Arberit" Zêri i Atdheut !

AHMET OSMANI, krijues
        RADIOZËRI I ARBËRIT PËRHAPËSE E FRYMËS ATDHETARE
        Është kuptimplote që në kohërat nëpër të cilat kaloi populli i jonë Shqiptar, një organizim të bëhej drejtë kësaj fryme të lindëte diçka e të merrte emrin "Radio Zëri i Arbërit"...Prej lindjes së saj e deri në ditët tona ajo shpërndau zërin e saj, për të tubuar rreth vetes shumë zemra të cilat e ndjejnë veten të bashkuar si një familje dhe për ta ndihmuar dhe rritur vlerat e mirëfillta kombëtare... që nga fjalët e urta popullore, odat, poezitë, këngët e mirëfillta, të cilat për fat të keq i ka mbuluar pluhuri nëpër Radiot e tjera....tek Radio Zëri i Arbërit me ëndje ndëgjohen.

        Veprimtaria e Radio Zërit të Arbërit ka karakter artistik, po aq sa edhe politik e cila godet drejtë rrugës së përgjithshme për çka luftuan brez pas brezi populli jonë liridashës. Kjo Radio u bë lajmëtare dhe frymëzuese e ngjarjeve të rëndësishme të kohës sonë aktuale. Ka shumë e shumë familjar të cilët janë ndëgjues të rregullt të kësaj Radio dhe që familjarët e tyre morën pjesë me armë në dorë në luftën për çlirimin e trojeve tona, disa prej tyre dhanë edhe jetën.
        Radio Zëri i Arbërit në krye me Z. Imri Trena i cili organizon programet e saja, me këngët atdhetare vazhdoi të ecë sigurtë mbi themelet e traditës sonë të mirëfilltë Kombëtare ... APO si ka thënë i ndrituri Ukshin Hoti " DEMOKRACIJA AUTENTIKE ". Kështu që Radio Zërit të Arbërit i urojm 14 vjetorin e shkëndijave të saj, për të vazhduar edhe më tutje në këtë rrugë të drejtë, në mënyrë që të mbledh edhe në të ardhmen ndëgjues në prehrin e saj të ngrohtë. URIME dhe shumë suksese për Radio Zërin e Arbërit, z. Imri Trenen dhe të gjithë ata që përcjellin këtë Radio. .

SUZANA ZYRKJA - Radio TIRANA:
        Urime per pervjetorin e krijimit te "ZERIT  TË ARBERIT" qe po i qendron kohes duke u bere gjithnje e me i  njohur dhe i kerkuar   nga degjuesit e tij.Eshte puna Juaj,pasioni dhe idealizmi juaj Imri!
       Urime edhe per botimin qe permbledh  disi rrugetimin e Zerit te Arberit!
Nese vini me pushime ne Shqiperi eshte kenaqesi te me njoftoni dhe do vi menjehere ku te jeni qe te ju takoj!
       Te fala shume dëgjuesve !
        Sinqerisht, Zana.

SHABAN BAKSI, këngëtar:
Z. Imri Trena , ju uroi 14 vjetorin e themelimit , dhe hapjes se programit tuaj ne ket radio te shkelqyeshme, qe je duke e dhen nje kontribut jashtzakonisht te madh per kulturen mbarshqiptare, edhe degjuesve tuaj te ZERIT TE ARBERIT ne Norvegji, dhe kudo qe ndodhen iu uroi 14 vjetorin e themelimit te ketij MEDIUMI , i cili medium, radio ne krye me redaktorin e saj Imri Trenen ju uroj te gjitha te mirat si dhe degjim te kendshem, dhe te argetoheni sa me shume me kenget te cilat kjo radio i transmeton me gjithe emisionet dhe mysafirt e saj....Imri Trenes me stafin e tij ju deshiroi gjithehere pune te mbare....

AZIZ BISLIMI:
Zeri i Arberit,i shtrenjti kryeredaktor z.Imri Trena,redaksi e nderuar, e madhja familja Trena,me lejoni qe nga thellesia e zemres te uroj kete pervjetor te madhe, kete ditelindje te vecante per ju e per ne,uroj qe zeri i juaj te jetoj e te jehoj edhe per shume e shume vite e mot.I nderuari z Imri,puna dhe angazhimi i juaj si ne rrafshin krijues,edukativ e kombetare ju bene te madhe ne mbare trevat shqiptare,e kudo qe shkoni neper bote.Me sinqeritetin dhe ndershmerin tuaj ju jepni me shume se sa merrni,bete shume per mergaten shqiptare per femijet shqiptare,per familjete shqiptare ne Norvegji e gjetju,duke ua ruajtur gjuhen(thesar shume te rendsishem) kulturen e traditat shqiptare.
Thuhet,kur ke nje qellim te sinqert edhe pengesa behete rruge.
Shendet e suksese ne gjithcka qe beni per Kombin Shqiptar i madhi z Imri e familja Trena.
Perzemersisht miku juaj dhe kryetari i Shoqates "Nene Tereza" ne Follo Aziz Bislimi.

RUSTEM XHEMAJL SEFERI, veprimtarë
    „Mirëse erdhet pranë mikrofonit e që aq mire i rrin atij pranë  dhe me zerin tand  shkep neper tëtë boten si dielli qe shkep rreze te ngrohta!  Zoti te dhasht fuqinë e kurr mos te shterret aj za o Imri Arif Trena! Sonte ju lutem na lejo që në emrin tim personal, bashkëshortes sime Tahire dhe djemëve Durimit e Vendimit të ju urojmë 14 vjet pune të Radio "Zerit të Arberit“
     „Nuk thuhet kot se njeriu i ndershëm din edhe me të nderue e ne sot morëm   një mirnjohje  prej ni personaliteti qe eshtë  i ndershëm dhe din te nderoj. Kjo copë  leter  për diken mund të jetë pak, por ne këte ka fjalë qe mi ka dhuru me gjith shpirt e zemer një njeri që ia dijmë vlerat, një radi që duhet të jemi krenar ne shqiptarët kudo që jemi; Per mu don te thot shumë-shumë,  por jo vetem per mu por neser“ „mburrje do të jetë per djemtë e mij Durimin e Vendimin, për nipar e mbesat e mija, fëmijët e tyre. Edhe ata do të mburren me kete mirnjohje te gjyshit,  prandaj ne sod si famile Seferi ju jem mirnjohs e lus Zotin xh .sh. qe te ju jes  besnik deri ne frymen e fundit juve  miku Imri Arif Trena me familjen bujare. Zoti ju rujt prej çdo te keqe ,Amin!.“

NAZIRE JAHA:
Sot e 14 vite me par ne Norvegji u degjuan per her  te par valet e Radio Zeri Arberit,Radio që ende degjohet dhe udheheqet nga redaktori Imri Trena.Urimet me te bukura ne pervjetorin e 14 suksese pa fund. Me respekt nga Nazirja

ZYMER SAHITI, ecc.dipl:
Shumë Urime në 14 - vjetorin e një veprimtarie mjaft të suksesshme të Radios "Zëri i Arbërit". Shëndet e suksese edhe më të mëdha në veprimtarinë tuaj të bujshme shoku im i nderuar Imri Trena. Urime, urime edhe për gjithë Stafin tjetër të radios si dhe për një armatë të tërë të dëgjuesve anekënd rruzullit tokësor ku ka shqiptarë.

XHEVAT JAHA, profesor
Fjala e embel shqipe u degjua permes ketyre valeve te shtenjta te radio"zeri Arberit", nga shteti skandinav -Norvegjia para shume vitesh.
Keto vale te shtrenjta depertuan ne shtepite dhe zemrat e shqiptarve qe na bejne te jemi si ne sofren e madhe bujare.Jemi afer vendelindjeve,shoqerise dhe njihemi ne mes vedi,njoftohemi me te arritururat e tyre ne lamite e ndryshme si krijueset letrar,fushat shkencore,fushen e artit te bukur muzikor etj.
E gjithe kjo miresi eshte frut i punes se pa lodhur dhe vullnetit te themeluesit te ketij mediumi krijuesi dhe kryeredaktori miku
Imri Trena.
Andaj kremtet e pervjetoreve te vagezohen vite e vite.
Falenderimi eshte shperblimi me i madh pere ju miku yne,Imri qe na pasurove me keto vale te shtrenjta te "Zeri Arberit".
Rrespekt !

HAMDI ISLAMI:
 Urime pervjetori i 14-te te uroj shum suksese edhe nete ardhmen, uroj qe "Radiozeriarberit" mos te shterroj kurre pra ju uroj nga zemra shum e shum suksese !

HANIFE KASA:
Me rastin e 14-vjetorit te themelimit te punes suaj Zeri Arberit ne krye me kryeredaktorin z.Imri.Trena pasi qe ju nuk harruat asnjeher vatrat e dituris se shkollva tona ku ishe mesues për herë të pare ne Elezaj dhe Doganaj na solle disa stoqe librash ne menduam tju bejm nje dhurat simbolike ne ket pervjetor
Idea ishte nga Hanife Kasa-Shorra ndersa pa hezitim picturen punoi Zeqir Xhokli
Picturen do ta sjellim kur te jeni ne pushime ne Kosove.
Urime e gjithe te mirat

METUSH ZENUNI:
        Urime pervjetorin e 14-te, Radio Zeri Arberit. Pershendetje per ju Imri i nderuar, dhe respekt per Zeqir Xhokli, i cili me artin e tij po len gjurme te mrekullueshme ne rajonin tone, i cili deri me tani nuk kishte artist te kesaj fushe.
        Poashtu respekt per mesuesen Hanife, e cila eshte shume aktive dhe ka vizion per te punuar me nxenes dhe per te sherbyer ndershem ne mesin ku punon.

RAMIZ GASHI:

        Ju deshiroj sukesese te matutjshme, ju pergzoj per pervjetorin e 14 te punes se juaj shume te qmuar, se jame i bindur se ju i nderuar se te gjitha punet i kryeni me vullnet e sukeses, prandaj ju qmojm shume per kontributin e dhene, andaj ju deshiroj sukeses.

MEHMET GASHI:
        Kjo EMBLEMË e pikturuar e Radio "Zëri i Arbërit"nga ish kolegët tuaj të shkollës  për mua është sikur Atdheu kemi shumë mësime dhe edukatë nga ju Miku im Imri Trena ju jeni moderator por njëkohësisht edhe pedagog i mirë. Ju lumtë dhe ju uroj suksese të mëdha në vazhdim

QËNDRESA SEJDIU:
        Urime per punen e ber, te pershendes e te uroj edhe shum suksese te tjera, Daja Imri.

HYSEN ALIU:
        Misioni i Radio zërit të Arbërit Shqiptar tani numeron 14 vjetorin e themelimit në Osllo.RZA shpërndan valët e saja nga Osllo deri në shtëpit e shqipëtarve në mbarë botën. Si çdo organiziëm tjetër shqiptar edhe radio ZA pati vështirësitë e veta, por duke punuar, organizuar dhe, aktivizuar një ser veprimesh duke ju falenderuar Familjes Trena me një aktivitet paraprak që ishte në sherbim të ngritjes të artit dhe kulturës shqiptare por,mergimtarët shqiptr i bëri të bashkuar rreth kësaj radio me punën e suksesëshme.Ta ndajmë kët gëzim së bashku me bashkatdhetarët ,motra e vëllezër qe ky përvjorë të na bashkojë akoma më shumë.
        Përvjetori i ksaj radio nuk ishte vetëm me përmbaje të një radio të thjesht por edhe kulturore dhe kombëtare, zoti e bekoft RZA si dhe gjithë kombin Shqiptarë.


FISNIK ALIÇKAJ:
        Ne shqiptarët që jetojmë në Norvegji, jemi të lumtur që kemi Radio Zerin e Arberit qe flet shqip Urime, suksese edhe në tè ardhmen.

SAFET RAMADANI:
        Krenohemi me ju ku na beni te lumtur me zerin e juaj dienin tuaj qe e ndani me bashkatdhetaret. Urime te perzemerta z.Imriut dhe ter stafit qe punon pa lodhje per ne. Ju pershendes miqet e mi...

NUHI DEMIRI:
        Urime dhe shumê pêrgêzime pêr punên qê bêni, u dêgjoft Zêri Arbêrit brez pas brezi! Urime per punen e ber, te pershendes e te uroj edhe shum suksese te tjera, Daja Imri...

FLORENTINA MURSELI:
        Shume pikture e bukure i nderuar profesor je i mrekullueshem ne punen tende, urime pervjetoin e ketij mediumi te mrekullueshem per juve dhe gjithe stafin e radio Zerit te Arberit ne krye me moderatorin tone te palodheshem z.Imri Trena. Suksese te gjithve!


Radios Zeri i Arbërit, urime i kanë arritur edhe nga këta bashkatdhetarë: 
Reshat Salihaj, Kimete Berisha, Makfire Terziu, Aziz Asen, Demir Reshiti, Petrit Berisha, Qëndresa Sejdiu, Xheladin Tusha, FranTanushi, Riza Sheqiri, Klubi Futbollistik Fortuna, Mehmet Tafili, Zana nga Vushtrrija, Aida Selamni, Ramush Zharku, Safet Ramadani, Florim Berisha, Mujë Gashi, Biser Mehmeti, Hajrullah Koxha, Hanife Gashi, Elhame Emini, Ragip Rama, Rexhep Shehu, Fevzi Ademi, Adem e Rita Salihu, Nusret Pllana, Arben Haliti, Bylkyze Demiri, Nusret Thaçi, Fatmire Miftari - Jurushi, Nazif Lajçi, Kujtesa Topalli, Gent Gudaqi, Shefqet Sefa, Fatmir Shabani, Luzlim Gashi, Shqipe Gashi- Qorolli, Ali Ibrahimi, Gonxhe Letmi Begisholli, Bislim Krasniqi, Ali Sylejmani, Fevzije Gudaqi-Dema, Ardita Sahiti, Ramadan Buliqi, Selman Zeka, Mr.Besnik Berisha, Lule Riza, Besnik Qerimi, Naser Xani, Qëndrim Zahiri, Miftar Buqi, Mirvete Krasniqi, Dorina Krasniqi, Yrfete Sejdiu-Selaci, Fredrik Hasani, Hazbije Rexhepi, Nazlie Ibrahimi, Aziz Gjini, Rrahim Qazimi, Liridona Sejdiu, Sylejman Dermaku, Isak Begisholli,Gëzim Mekuli, Shemsi Bunjaku, Afet Gashi, Gani Ismaili, Qerim Bajraliu, Blerim Vokshi, Agim Berisha, Granita Ramadani, Hyrije Shaqiri, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Rexhë Kelmendi, Agim Krasniqi, Mergim Osmani, Ibrahim Mehmeti, Hasan Elshani, Shefqet Trena, Arsim Ademi, Tahir Fejzuli - Fimi, Blerim Gjoni, Anvi Agushi,Drin Gudaqi, Isuf Tusha, Fevzije Gudaqi-Dema, Fadil Gjini, Hamdush Krasniqi,Amit Shabani, Muhamet Malsiu, Adem Tusha, Ramadan Beqiri, Liridon Sejdiu, Zeqir Xhokli, Avdi Fejza, Xhevat Topojani, Qëndresa Sejdiu, Erina Shaqiri, Driton Zenuni, Ismet Krasniqi-Lala, Skender Ademi, Nesim Memishi, Ilir Luzha, Dardan Qerimi, Shuka Ismail Krasniqi, Izjadin Zahiri, Zaim Salihu, Nuhi Demiri, Muhamet Islami, Stina Baftiu, Brahim Avdyli, Egzon Dobroshi,Naser Avzi Zharku, Rexhep Abazi, Fadil L.Curri, Sylejman Tusha, Metush Zenuni, Drita Nimani-Muzlijaj, Selam Tusha, Misret Beqiri, Fahri Trena, Zekirja Loku, Refik Agushi,Nexhmedin Ymeri,Adem Gashi, Hyrije Shaqiri, Hisni Shaqiri, Shaban Baksi, Afërdita Dauti-Xheladini, Shaip Bllaca, Festa Beqa, Fikrije Bylukbashi, Hasan Jashari, Kadrije Tahiri etj.
___________
PS: Opinionet dhe urimet publikohen ashtu si jane shkruar.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen