Samstag, 2. Juli 2016

15 vjet përpjekje,15 vjet punë e sukseshme.

Nga Agim Gashi - Drenica

Thonë "Një krua që ka rrjedhë një herë do të rrjedhë prapë", kjo i shkon shumë përshtati përsonazhit të shkrimit tonë. Ai vjen nga Begraca e Kaçniku. Është djali i Arif Trenës - Imriu, njerii i urtë dhe i edukuar, njëri që din të bëj veç punë të mira, ashtu si vepronte dikur babai i tij që ishte njeri i mençur e pleqnar i zoti i cili kishte marrë pjesë në pajtimin e shumë ngatrresave dhe gjaqeve, me dëshirën qe të mos kishte më hasmëri ndërmjet shqiptarëve.

Këtu e 15 vjet më parë më 2 korrik 2001, ne studion  e radio FOLLO-s, ne qytetin universitar AS te Norvegjisë u dëgjua  për herë te parë një zë shqip: "Ju fletë Zëri i Arberit - zëri i juaj autentik". Ishte zëri i  letrarit, atdhetarit dhe moderatorit Imri Trena ky  që në etër po shpërndante fjalët e gjuhës ma te bukur në botë,pa qen i vetdijshëm (ndoshta) qe në këtë ditë historike edhe ai me këtë radio po hynte në histori.

Mesimdhënësi dhe letrari Imri Trena, i përndjekur nga forcat serbe në luftën e fundit u detyrua qe me familjën e tij te migroi në Norvegji. Ishin te renda ditet e para larg atdheut për mërgimtarin Imri Trena, i cili kurrsesi nuk pajtohej me diçke  qe e kishte urryer gjatë gjithë jetës. Por ai merzinë e ktheu në forcë dhe nuk lejoj qe me lotë ta nguhëlloj vehtën .
Kishte ardhur momenti qe ai te shpaloste ënderrën qe nder vite kishte ndry në shpirtin e tij, ëndërrën për mikrofonin dhe radion.


Më ndihmën e disa miqve Norvegjez dhe përkrahjne e familjës arriti t'ia hap vetes dyrët ne një radio norvegjeze dhe mikrofonat e saj t'i bejë te flasin shqip. Që ditët e para të punës, përkrah tij ishte edhe vajza Majlinda. Fimllimisht radio emitonte një program te shkurter dhe vetem në valët FM. Por shumë shpejtë, më kerkesën edhe te dëgjuesve, kjo radio e rritë minutazhën e transmetimit programor dhe kalon në internet, per te qenë kësosoj nder radiot e para në internet. Në ketë mënyrë, po thuaj se e tërë familja ishin mishëruar më këtë radio. Kështu që Imriut dhe Majlindës i bashkohet edhe bashkëshortja Shemsija dhe djali Liridoni e më vonë edhe Arifi.

Kur jemi te fillimi i punës së kësaj radio, një ndihmë te pakursyer dha edhe bashkatdhetari dhe aktivisti Shemsi Rukovci, Driton Jashari dhe Afrim Aliu.
Kjo radio gjatë rrugëtimit ka pasur shumë sfida, pengesa por edhe suksese. Dy herë ka hy në kalendarin historik te botës  shqiptare te "Radio Tirana".     
                                
"Zëri i Arbërit" është ndër të pakëtat radio në internet që ka skemë të pasur programore. Kështu, në skemen programore te kësaj radioje jepen emisione speciale për të gjitha trevat shqiptare të shkeputura nga trungu i atdheut. Jashtë shumë emisioneve të vleshme, aty zën vend emisioni javor "Zëri i Çamërisë...", emisioni kushtuar Kosovës Lindore. Po ashtu, në vigjilje te këtij përvjetori do të startoj edhe emisioni kushtuar Iliridës.

Emisioni "Me thesaret e odave shqiptare" është nder të parat emisone te kësaj natyre qe jepet në radiot e internetit ku mysafiret i tregojnë drejtperdrejt anekdotat, proverbat dhe tregimet popullore. Njëherësh, aty lexohen edhe fjalë të urta. urime dhe mallkime popullore, ashtu si tregoheshin dikur ne odat apo kullat shqiptare.

Këtij mediumi që filloj te rrjedhë si burimi i lumit, iu bashkangjitën edhe shumë bashkëpunëtor që me kontributinin e tyre, kush më pak e kush më shumë, ndihmuan në begatimin e emisioneve radios.
Në vazhdim po sjellim disa nga ta qe ndër vite kanë dhën dhe po e japin kontributin e tyre në forma të ndryshme.


Padyshim, rritës së kësaj radio me punen e tij i ka kontribur edhe publicishti dhe poeti tash i ndjerë Shaban Cakolli. Ai per radion dhe kryeredaktorin e saj Imri Trena ka shkruar disa here në portale te ndryshme, duke i njoftuar kesisoj të tjeret se kjo radio dhe stafi i saj jane duke berë përpjekje dhe punë të mirë me emisonet e zgjedhura per audiencen e pergjithshme dhe sidomos për dëgjuesit e mërgatës.
Po ashtu, Shabani jepte kontribut edhe me materialete shumëta që ia dërgonte redaksisë dhe më paraqitjet e tij të herpasheshme drejtpërdejt. Ai gjithmonë rrezatonte dashuri për njerëzit dhe punën që bënin ata. Ai u thoshte miqeve te vet "Dëgjojeni Radion Zëri i Arbërit, se ajo radio e meriton të dëgjohet dhe të ndihmohet" Kjo ishte porosija e Shaban Cakollit, e njeriut mungesen e të cilit e ndjejmë të gjithë.


Haxhi Muhaxheri është autor i emisionti "Zëri i Çamërisë" që emitohet çdo të shtunë më fillim në orë 20:15. Në këtë emision qe është mirëpritur dhe ka zgjuar interesim tek dëgjuesit, pos ngjarjeve historike, reportazheve, opinioneve të historianeve, publicistëve dhe studiusve të çeshtjës çame; deklamohen edhe vafrgjeet e poezive te poetve shqiptar qe ia kanë kushtuar Çamërisë
Njëherit, gazetari dhe poeti Haxhi Muhaxheri, një kontribut të madh e ka dhën në informimin e botës shqiptre për veprimtarinë e Radios "Zëri i Arbërit" dhe në krijimin e mundësive që kjo radio të gjendet më lehtë në internet dhe të dëgjohet edhe më shumë. Fale tij, radio sot degjohet në dhjetra faqe të internetit dhe përmes telefonave celurë. Prandaj, radio ka perherë e më shumë dëgjues dhe bashkëpunëtorë pothuaj nga e gjithë hapsira shqiptare.



Rrustem Sefer Xhemajli (Norvegji), moderator i emisionit "Më thesarët e odave shqiptare", të autorit Imri Trena. Në këtë emision që jepet çdo të shtune në orë 22:00, tregohen anekdota dhe tregime popullore, lexohen fjalë te urta, lexohen fjale të urta dhe këndohen këngë folklorike drejtpërdrejt nga rapsodet tonë. Emisioni dëgjohet mjaft dhe është pëlqyer nga dëgjues të moshave tëndryeshme, kure moderatori Rrustem Seferi është gjithmonë në krye të detyrës duke e moderuar emisionin dhe duke i nderuar të gjithë të gjithë mysafiret apo kontribuesit dhe duke folur per ritet dhe traditat shqiptare. Atë e duan dhe e respektojne të gjithë.


Familja Gërlica (Gjermani), Nexhmedin dhe Zyrafete Gërlica më paraqitjet e tyre gazmore i japin freski emisioneve te kësaj radioje. Kurse Zyrafetja me dekamimin brilant te vjershave te poetve tanë, iu jep shpirt vargjeve poetike. Bashkëshortet Gerlica janë vertete të hareshëm, bashkëbisedojnë dhe shptrehen lirshem, japin opinionet dhe vlerësimet e tyre për emisionet e radios dhe jane dëgjuesit të cilët paraqiten me së shpeshti drejtpërdrejt duke folur hapur dhe pa komplekse per temat qe trajtohen.
Thën ndryshe, çifti bashkëshortor Zyrafete dhe Nexhmedin Gerlica janë janë dëgjuesit më të rregullt të Radio Zëri i Arbërit, të cilët pjesën më të madhe të kohës së lirë ia kushtojnë kësaj radio.



Familja Gjonbalaj (Austri), gjegjësisht Sevdie dhe Demush Gjonbalaj pos kontributit në formë donacioni për blerjen e eknikës se re për emitim te radios, kontribuojnë edhe më paraqitjet e tyre në emisonet e radios.
Janë kampion apsolut në kuizin "Kush do behet milionier" qe e organizon kjo radio te shtunave në emisionin "Mbramja gazmore".
Njëherit, Demush Gjonbalaj jep kontribut edhe me këngët e tij që ia dhuron Radios "Zëri i Arbërit".
Pamendyshje, Sevdie dhe Demush Gjonbalaj janë dëgjuesit qe më zemër i kontribuojnë kësaj radio.



Xhevat Spahiu ështe njeri nder dëgjuesit më të vjetër të radios dhe për këtë arsye degjuesit ia kanë dhënë epitetin Veterani i Radios.
Xhevati kontriboun me paraqitjet dhe opinionet e tij në emisionet ku shtjellohen tema të ndryeshme dhe në emisionin "Me thesaret e odave shqiptare". Ky (bashkë më disa dëgjues tjerë) është edhe kontribues (donator) për blerjen e paisjeve të reja te teknike së radios.Është njeri i urtë, komunikativ dhe shumë i dashur. Ai mbi të gjitha, në opinionet e tij i kushton rëndësi nderimit të miqëve që e rrethojnë dhe bashkëpunëtorëve tjerë të radios, prandja edhe e duan dhe e respektojnë të gjithë. 


Radios "Zëri i Arbërit"  i kanë kontribuar në forma të ndryeshme edhe shumë dëgjues dhe bashkëpuntor, si: Ilir Gudaqi, Dede Pnishi, Xheladin Hajdari, Hysni Baliu, Irfan Blakçori, Besnik Gashi, Xhevat Spahiu, Zymer Sahiti, Afrim Grainca  Bajram Bllaca, Luljeta Selimi - Berisha, Hazbie Trena, Feriale Veseli, Skënder Gashi, Sabit Avdyli,  Liman Zogaj, Rexhep Morina, Mitat  Hasani, Agim Gashi, Shaban Hamzaj, Gëzim Kodrali, Hysen Pireci, Driton Kodraliu,  Shefqet e Merxhan Gashi, Xhemail Buqi, Shaban Qupi,  Muhamet Avdija, Adem  Haziraj, Miradije Avdullahu, Naile  Miftari, Esat Prekaj, Ali Rexhepi, Ulmar Qvick, Makfire Canolli, Isak Berbatovci, Sahide Brati, Xhevat Jaha, Hasan Qyqalla, Bahri Shyti, Naser Peci, Sylejman Morina, Ali Sylejmni, Gjejlane Mula, Halil Xani, Sali Zogiani, Rexhep Selmani, Burim Caka, Sylejman Krasniqi, Naser Xani, Lumturi Plaku, Suela  Katnja, Fehmi Spahiu, Advije Hoxha, Lili Bimi, Xheva Salihaj, Blerim Bytyqi, Banush Rrustemi, Naim Seferi, Milaim Krsniqi, Shaban Osmani, Ahmet Osmani, Liman Cimeta, Hysen Aliu, Sami  Bujupi, Qemajl Jaha, Mexhit Luzha, Fran Tanushi, Fredi Hasani Osman Caka, Marjana Shpani, Ganimete Boja etj.

1 Kommentar: